Ofensiva kundër ISIS, familjarët e pengut britanik druajnë më të keqen

Jetët e njerëzve të rrezikuar drejtpëdrejt, përballë strategjisë së madhe për të luftuar shtetin islamik, është një dilemë e rishfaqur sot. Familjarët e pengut britanik Alan Henning thonë se ata kanë marrë një mesazh me zë të tij duke u lutur për jetë e tij. Në një deklaratë, gruaja e Hennings, Barbara thotë se Shteti Islamik "po injoron lutjet tona për hapjen e bisedimeve”. "Unë dhe njerëzit që më përfaqësojnë vazhdojmë për të arritur deri te ata që e mbajnë Alan", thotë ajo. Taksisti nga Eccles në Salford, u kap teksa po ndihmonte në Siri në muajin dhjetor. Ndërkohë familjarët e tij kanë frikë për jetën e tij pas sulmeve të fundit ajrore kundër ISIS. Administrata amerikane nuk negocion me terroristët në raste të tilla, siç është dëshmuar edhe me ekzekutimet e fundit nga ISIS.
a.k
Add new comment