Rrahja e Strazimirit, pamjet filmike tregojnë incidentin e Kuvendit

Baza prej të cilës Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur akuzat ndaj deputetëve Arben Ndoka dhe dhe Pjerin Ndreu, për goditjen e deputetit të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, janë pamjet e regjistruara nga një prej kamerave të sigurisë të Kuvendit të Shqipërisë. Në pamjet e shfaqura nga TCH duket deputeti Strazimiri që fillimisht i afrohet deputetit socialist Ndoka, i cili pasi e tërheq nga xhaketa e godet disa herë me grushte në fytyrë. Kanë qenë deputetët e pranishëm në hollin e Kuvendit ata që kanë bërë të mundur ndaljen e konfliktit. Kur Strazimiri ka qenë në derën e njërës prej sallave të Kuvendit, nga shkallët ka zbritur deputeti Pjerin Ndreu, i cili, siç tregojnë pamjet filmike, e ka goditur kolegun.
Pamjet: http://www.top-channel.tv/new/lajme/artikull.php?id=284782&k1
a.k
Comments
Po ju gaz-etarët e
<p>Po ju gaz-etarët e Respublica-s a dini të përshkruani pamje filmike apo jo? Askund nuk duket t'i afrohet Strazimiri Ndokës, siç jepni të kuptoni ju sikur Strazimiri paska provokuar. Përkundrazi, Ndoka i afrohet dhe e tërheq nga xhaketa Strazimirin pa ndonjë provokim të dukshëm.</p>
Add new comment