Pengili sfidon me një nga pjesët më të vështira për violinistët ,“24 Capricci” e Paganinit

Postuar në 24 Shtator, 2014 01:52

Violinisti virtuoz shqiptar Alban Pengili, që po paraqitet me sukses në skenën muzikore gjermane, do të ketë prezantimin e tij të radhës më 25 shtator në Bochum. “Info Kult” bën të ditur se në repertorin e mjeshtrit të violins do të jetë “24 Capricci” për violinë solo e Paganinit, vepër e cila njihet si njëra ndër më të vështirat dhe më sfidueset për violinistët kudo në botë. Ndërkohë që më 4 tetor Pengili do të japë koncert në Shqipëri, në Fakultetin e Arteve në kuadrin e “Ditëve Gjermane” që i kushtohen Festës Nacionale të bashkimit të Gjermanisë, 3 tetorit. Alban Pengili është i lindur në në vitin 1972 në Tiranë ku ka marrë mësimet e para të muzikës. Në vitin 1992 ai ka filluar studimet në Folkwang-Hochshule në Esen të Gjermanisë ku ka mbaruar masterin në muzikën e dhomës (kamertale). Ka marrë një sërë çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare për ekzekutimin e tij virtuoz me violinë.

 

L.V

 

http://www.infokult.al/e/koncert/5278

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.