Ministri i Brendshëm: “Çështjet e Skerdilajd Konomit dhe të Fatmir Xhindit, janë dëmtuar provat. Çështja “Santo” hyn tek ato tepër të vështira”

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka qenë sot i ftuar në emsionin “Tonight Ilva Tare”. Tahiri ka folur për thuajse të gjithë problematikën e aktualitetit, si lufta kundër drogës, siguria në vizitën e Papës, takimet e fundit me Prokurorin e Përgjithshëm, por edhe për vrasjet e pazbardhura. Pyetja e moderatores Ilva Tare ka qenë e drejtpërdrejtë: “A do të ketë kërkesë nga ana juaj për hapje të dosjeve të tjera të quajtura të pazgjidhura?”. Me këtë, Tare i është referuar vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi, por edhe atë të ish-deputetit socialist Fatmir Xhindi. Ministri ka bërë një deklaratë që mund të rezultojë me pasoja penale për personat e supozuar si përgjegjës. “Vrasja e Skerdilajd Konomit është në hetim, ka shumë çështje që në fazën që i kemi gjetur janë tepër të vështira, në mos të pamundura”, ka thënë Tahiri pasi sipas tij në fazën që janë gjetur, janë dëmtuar provat dhe policia nuk heton dot më. Madje ministri ka deklaruar se pavarësisht hetimeve dhe përpjekjeve për disa nga këto zbardhja është e pashpresë. Me rëndësi është edhe sqarimi i Tahirit për çështjen “Santo”. Ai ka deklaruar se “policia ka bërë maksimumin”, por pavarësisht kësaj “gjithmonë ka më shumë për të bërë. Nuk besoj se gjykohet policia nga veprimi i një polici në vendin e ngjarjes. Nuk matet kështu puna e policisë”. Më me rëndësi është përkufizimi prej ministrit të Brendshëm i dosjes “Santo”. Ja çfarë tha ai: “Hyn tek çështjet tepër të vështira”.
http://www.oranews.tv/vendi/policia-perballe-krimit-saimir-tahiri-ne-stu...
s.z
Comments
Ik o Saimir. Tani ke filluar
Ik o Saimir. Tani ke filluar ti deklarosh me kompetence edhe deshtimet. Po me 21 Janarin cfare ndodhi? U be nje kohe e gjate tashme qe as po e zini me goje. Kater te vraret ju zencin syte.</p>
Add new comment