PDK-ja bën lëshimin maksimal: “Thaçi kryeministër, Mustafa kryeparlamentar”

Postuar në 23 Shtator, 2014 15:30

“Koha Ditore” raporton për ofertën më të madhe të mundshme që Partia Demokratike mund të bëjë për të kapërcyer ngërçin politik të krijuar prej muajsh të tërë. Këtë e ka bërë të ditur në emisionin “Rubikon”, kandidati i PDK-së për kryeparlamentar Arsim Bajrami. “Isa Mustafa mund të jetë kryetar Parlamenti me kusht që Hashim Thaçi të jetë shef i qeverisë. Kaq mund të bëjë PDK-ja për tejkaluar ngërçin”, është shprehur si “KD” Arsim Bajrami. Natyrisht u përket analistëve dhe njerëzve të specializuar me zhvillimet politike se çfarë do të thotë kjo ofertë, deri diku e ndërlikuar, ndonëse për shqiptarët këtej kufirit, ekziston e drejta për të gjykuar për një rast të tillë. Kjo pasi për gati 5 vjet legjenda e vetme për mosmarrëveshjen PS-LSI ishte pikërisht ambicia e kreut të LSI-së për t’u bërë kryeminstër. Çka nuk rezultoi edhe aq e vërtetë kategorike.

http://koha.net/?id=27&l=26523

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.