Arkiv-Lajme
Studentët e Hong-Kongut në protestë, ashpërsohen fërkimet me Kinën komuniste
Që prej vitit 1997, sovraniteti i Hong-Kongut i ka kaluar Kinës nga Britania e Madhe. Shqetësimet e fillmit mbi mënyrën sesi do sillet Kina komuniste ndaj rajonit kapitalist sikur u kapërcyen, por tashëm po dalin në pah disa fërkime serioze. Kështu, mijëra studentë në Hong Kong janë mbledhur në një kampus të Universitetit të Kinës në këtë vend për të nisur bojkotimin njëjavor të mësimeve. Ata protestojnë kundër qëndrimit të Kinës ndaj reformave zgjedhore në këtë territor.
Paratë e vjedhura në Bankën Qendrore do të zëvendësohen nga... qytetarët taksapagues!
Siç njofton TCH, pas shumë debatesh, drejtuesit e Bankës së Shqipërisë kanë vendosur që paratë e vjedhura të paguhen nga qytetarët. Thënë ndryshe, Banka Qendrore do e ngarkojë të gjithë koston e parave të vjedhura drejtpërdrejt tek taksapaguesit duke ulur fitimin që ajo transferon në buxhetin e shtetit. Vjedhja e parave në arkën stok pakësoi kapitalin e Bankës së Shqipërisë me 713 milionë lekë ose 7.1 milionë dollarë. Në këtë situatë drejtuesit e saj kanë vendosur që ta rikuperojnë kapitalin e humbur nga fitimi që banka derdh në buxhetin e shtetit.
Debate brenda FIFA-s për zhvillimin e Botërorit 2022. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Zwanziger: “Nuk do të zhvillohet në Katar”. Blatter: “Gabim, caktimi i Katarit”
Lindin fërkimet e para për Botërorin e futbollit 2022, parashikuar për t’u zhvilluar në Katar. Si arsye për këtë ndryshim jepen temperaturat e larta dhe deklaratat e mjekëve se nuk marrin do përgjegjëisnë për zhvillimin e Kupës së Botës në kushte të tilla. “Reuters” i referohet gazetës gjerane “Sport Bildt”, në të cilën ka dhënë në prononcim Theo Zwanziger, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s. “Unë personalisht mendoj se në fund, Kupa e Botës për vitin 2022 nuk do të zhvillohet në Katar”, ka thënë ai.
Berisha distancohet prerë nga mundësia e “rikthimit në krye”. “Thjesht do kontribuoj për PD-në”, thotë ai
Sali Berisha i “bën dalje” me vendosmëri dhe prerë, kryetarllëkut të mundshëm në Partinë Demokratike. Lideri historik i të djathtës ka shpallur "divorcin" nga drejtimi i selisë blu dhe nuk ka asnjë plan t’i rikthehet karriges së Kryetarit. Siç raporton Ora News, Berisha ka deklaruar se procesi i rifreskimit të strukturave në PD është përgjegjësi e Kryetarit dhe atyre që do të udhëheqin PD-në. “Unë, nga ky grup, jamë ndarë njëherë e përgjithmonë", tha Berisha, duke shtuar se kjo nuk e pengon punën e tij të pareshtur në të mirë të PD-së.
a.k
Banka ruse "VTB", humbje në masën 674 mln dollarë për një vit në Ukrainë. Por Putin apelon: “Vijoni punën, përndryshe Ukraina do të marrë goditje tjetër”
Presidenti rus Vladimir Putin ka nxjerrë mbi tryezë një tjetër kartë në kuadër të krizës ukrainase, pas kartës së gazit. Bëhet fjalë për sektorin bankar, i cili në Ukrainë posedohet në masën 30% nga bankat ruse. “Puna duhet të vazhdojë, sepse bankat ruse përbëjnë 30% të sektorit bankar ukrainas dhe nëse ne ndërpresim punën, kjo do të ishte një tjetër goditje serioze për ekonominë ukrainase”, tha Putin në një takim me kreun e bankës VTB, e cila vetëm këtë vit ka pësuar humbje prej 674 milionë dollarë humbje në Ukrainë dhe parashikohet që kjo shifër të dyfishohet.
Edhe Greqia në alarm nga rreziku xhihadist. Identifikohen raste elementësh të dyshimtë
Edhe autoritetet greke janë vënë në alarm për rrezikun e pranisë së xhihadistë në vend. Sipas mediave greke, policia dhe shërbimet inteligjente kanë identifikuar raste të elementëve që dyshohet se janë të lidhur me ekstremistët. Disa individë kanë shkruar në Facebook se kanë shumë dëshirë të luftojnë për xhihad. Besohet se ata janë konvertuar nga myslimanë në xhihadistë në xhaminë e improvizuar në Athinë. Autoritetet greke kanë në duar një listë të hartuar nga CIA me emra njerëzish të dyshimtë dhe kanë vendosur kontrolle të rrepta veçanërisht në kufi me Turqinë.
a.k
PD denoncon një tjetër emërim “me difekte”: Kreu i PS-së Kavajë, me precedentë të fortë penalë
Partia Demokratike me gojën e deputetit Arben Ristani, ka vijuar denoncimet e saj për punësimet e mazhorancës. Ristani është ndalur tek kreu i transportit rrugor të Tiranës, që është njëkohësisht edhe kreu i PS-së në Kavajë, Gentian Daja. Sipas Ristanit, ky i fundit ka qenë i dënuar për drogë në Itali dhe Gjermani.
Gjosha takon ambasadorin francez: Integrimi, prioritet kombëtar
Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, priti në një takim kortezie ambasadorin e ri të Francës, Bernard Fitoussi. Ajo falënderoi ambasadorin për mbështetjen e dhënë nga Franca për marrjen e statusit të vendit kandidat,. Bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, duke theksuar se intensifikimi i kësaj fryme bashkëpunimi, sidomos në nivel teknik, do të ishte mjaft frytdhënës. Pasi e informoi për hapat që po merren nga qeveria për procesin e integrimit, Ministrja Gjosha nënvizoi se angazhimi është maksimal për vazhdimësinë e reformave.
Rama në Komunën e Vaqarit: Transformimi, ndriçim pa shpenzuar energji
Thuajse të gjitha rrugët rurale në vend edhe pse e kanë sistemin e ndriçimit, janë në terr. Kjo për arsye se komunat nuk përballojnë dot faturën e energjisë ose vete banoret dëmtojnë e vjedhin kabllot. Por me aplikimin e një teknologjie të re synohet eliminimi i këtyre fenomeneve. Për herë të parë në komunën e Vaqarit në Tiranë, në rrugën “Prush-Gropaj” është instaluar teknologjia e fotovoltaikeve, ku ndriçimi është i pavarura nga sistemi energjetik. Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar këtë projekt qe i jep zgjidhje problemit te ndriçimit ne akset rrugore.
Nishani dhe Halimi i drejtohen Gjykates Kushtetutese. Katër ligje në diskutim
Presidenti Bujar Nishani çon në Gjykatë Kushtetuese ligjin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar. Presidenti kërkon shfuqizimin e ligjit si të papajtueshëm me Kushtetutë. Me anë të kësaj kërkese, Presidenti Nishani kërkon gjithashtu pezullimin e dispozitave të këtij ligji deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese si dhe i kërkon kësaj trupe që t’i drejtohet Komisionit të Venecias në mënyrë që të japë një opinion të specializuar në lidhje me ligjin në fjalë, referuar objektit të ankimit.