Studentët e Hong-Kongut në protestë, ashpërsohen fërkimet me Kinën komuniste

Postuar në 22 Shtator, 2014 13:00

Që prej vitit 1997, sovraniteti i Hong-Kongut i ka kaluar Kinës nga Britania e Madhe. Shqetësimet e fillmit mbi mënyrën sesi do sillet Kina komuniste ndaj rajonit kapitalist sikur u kapërcyen, por tashëm po dalin në pah disa fërkime serioze. Kështu, mijëra studentë në Hong Kong janë mbledhur në një kampus të Universitetit të Kinës në këtë vend për të nisur bojkotimin njëjavor të mësimeve. Ata protestojnë kundër qëndrimit të Kinës ndaj reformave zgjedhore në këtë territor. Pekini ka ndaluar nominimet e hapura për zgjedhjen e udhëheqjes së qytetit, duke shtypur shpresat e atyre që kërkojnë demokraci të plotë. Rreth 400 akademikë dhe personel jomësimor janë duke marrë pjesë në protestë, në mbështetje të studentëve, ndërsa më 1 tetor pritet një protestë edhe më masive.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.