Nishani dhe Halimi i drejtohen Gjykates Kushtetutese. Katër ligje në diskutim

Presidenti Bujar Nishani çon në Gjykatë Kushtetuese ligjin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar. Presidenti kërkon shfuqizimin e ligjit si të papajtueshëm me Kushtetutë. Me anë të kësaj kërkese, Presidenti Nishani kërkon gjithashtu pezullimin e dispozitave të këtij ligji deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese si dhe i kërkon kësaj trupe që t’i drejtohet Komisionit të Venecias në mënyrë që të japë një opinion të specializuar në lidhje me ligjin në fjalë, referuar objektit të ankimit.
Ndërkohë dhe Partia Demokratike ankimon tre ligje. Ajo ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen antikushtetutese, të ndryshimeve në ligjin për KLD-në, Shkollën e Magjitraturës dhe Gjykatën Administrative. Eduard Halimi tha se “kjo është një perpjekje e mazhorances për kapjen e sistemit të drejtësise në vend”. Më tej Halimi tha se: “Kjo është një paketë ligjesh e cila është hartuar në mungesë të plotë transparence dhe pa u konsultuar me partnerët ndërkombëtarë. Tanimë kërkuam para gjykatës kushtetuese që këto ligje të pezullohen në mënyrë të menjëhershme”
L.V
Add new comment