Debate brenda FIFA-s për zhvillimin e Botërorit 2022. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Zwanziger: “Nuk do të zhvillohet në Katar”. Blatter: “Gabim, caktimi i Katarit”

Lindin fërkimet e para për Botërorin e futbollit 2022, parashikuar për t’u zhvilluar në Katar. Si arsye për këtë ndryshim jepen temperaturat e larta dhe deklaratat e mjekëve se nuk marrin do përgjegjëisnë për zhvillimin e Kupës së Botës në kushte të tilla. “Reuters” i referohet gazetës gjerane “Sport Bildt”, në të cilën ka dhënë në prononcim Theo Zwanziger, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s. “Unë personalisht mendoj se në fund, Kupa e Botës për vitin 2022 nuk do të zhvillohet në Katar”, ka thënë ai. Mirëpo “Reuters” ka kërkuar deklarata edhe nga të tjerë si p.sh zëdhënësi i FIFA-s Delia Fischer. “Nuk do të komentojmë një opinion personale”, tha ai, ndërkohë që edhe vetë Blatter citohet të jetë shprehur se caktimi i Katarit soi vend pritës për Botërorin 2022, ishte një gabim. Gabim, që nuk dihet nëse do të ndreqet ose jo. Diskutimet kanë nisur pavarësisht se Katari ka premtuar krijimin e mjedisve të përshtashme.
http://www.reuters.com/article/2014/09/22/us-soccer-qatar-fifa-zwanziger...
s.z
Add new comment