Paratë e vjedhura në Bankën Qendrore do të zëvendësohen nga... qytetarët taksapagues!

Postuar në 22 Shtator, 2014 11:53

Siç njofton TCH, pas shumë debatesh, drejtuesit e Bankës së Shqipërisë kanë vendosur që paratë e vjedhura të paguhen nga qytetarët. Thënë ndryshe, Banka Qendrore do e ngarkojë të gjithë koston e parave të vjedhura drejtpërdrejt tek taksapaguesit duke ulur fitimin që ajo transferon në buxhetin e shtetit. Vjedhja e parave në arkën stok pakësoi kapitalin e Bankës së Shqipërisë me 713 milionë lekë ose 7.1 milionë dollarë. Në këtë situatë drejtuesit e saj kanë vendosur që ta rikuperojnë kapitalin e humbur nga fitimi që banka derdh në buxhetin e shtetit. Kjo do të thotë se vitin e ardhshëm buxhetit të shtetit do t’i mungojnë 7.1 milionë dollarë, para të cilat mund të ishin përdorur për investime apo qëllime të tjera në shërbim të qytetarëve. Kjo me shpresën se nuk vërtetohen dyshimet e prokurorisë se shifra e vjedhur mund të jetë disa herë më e madhe.

a.k

Comments

Submitted by Andoni (not verified) on

<p>Per mua ky koment i dhene dje nga Top-i, eshte injorance financiare ose i formuluar me keqedashje. Dine gje keta komentues se sa i jep Banka buzhetit dhe c&#39;pjese zene 7 milion dollart ne kete shume totale?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.