Arkiv-Lajme

PD ngre grupet e punës në kushtet e “izolimit”. 8 komisionet do punojnë me të njëjtin kalendar si dhe parlamenti

Postuar në 21 Shtator, 2014 05:24

Partia Demokratike të paktën prej 3 javësh ka ndryshuar mënyrën e funksionimit duke e përshtatur aktivitetin politik me vendimin e Grupit Parlamentar për të qëndruar për një kohë relativisht të gjatë jashtë parlamentit. Ne datat 27-28 shtator partia demokratike do te mbledhë forumin më të lartë të saj, Kuvendin. Megjithatë pak gjasa ka që ky çast të shërbejë që Lulzim Basha të shpallë kthimin e PD në Kuvend.

Papa nënshkruan përshtypjet e tij në librin e mesazheve në presidencë

Postuar në 21 Shtator, 2014 04:26

Papa Françesku u prit në ambientet e presidencës nga kreu i shteti shqiptar, Bujar Nishani. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shprehu emocionin e veçante për vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri, ndërsa në fjalën e tij theksoi se në vendin tone, brez pas brezi është trashëguar respekti mes komuniteteve fetare. “Krishterimi dhe islamizmi në Shqipëri, kanë ditur veç të komunikojnë. Komunitetet fetare kanë ditur të qëndrojnë fort edhe gjatë periudhës së egër të komunizmit”, u shpreh Nishani.

Surpriza e Papa Franceskut: thyen protokollin. Shëtit nëpër Tiranë me makinë të hapur dhe del nga vëzhgimi i kamerave

Postuar në 21 Shtator, 2014 04:00

Papa Françesku thyen protokollin. Shëtit nëpër Tiranë me makinë të hapur. Madje del dhe nga territori ku mund ta ndiqnin kamerat televizive. Ati i Shenjtë është cilësuar gjithmonë si njeri  i surprizave, që i thyen kornizat e sigurisë për të qenë më pranë popullit të thjeshtë. Me buzëqeshje në fytyrë Papa Françesku hipur në makinën papale. Ai përshkoi bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Eskorta e Papa Franceskut lëviz përgjatë bulevardit. Mijëra besimtarë që ndodhen përgjatë bulevardit, kanë brohoritur ardhjen e tij.

Radio Vatikani: Me Tiranën nis shtegtimi i katërt apostolik ndërkombëtar i Françeskut dhe shtegtimi apostolik i Papës së dytë në trojet shqiptare

Postuar në 21 Shtator, 2014 03:30

“Papa është në Tiranë”, kështu titullohet lajmi i shkurtër mbi vizitën e papa Franceskut në Shqipëri në faqen zyrtare të “Radio Vatikanit”. Më tej në shkrim thuhet: “Papa Françesku arriti në Shqipëri. Avioni papnor preku tokën shqiptare në aeroportin “Nënë Tereza”. Nisi, kështu, shtegtimi i katërt apostolik ndërkombëtar i Françeskut. Gjatë ditës e presin shumë takime e veprimtari, ndërmjet të cilave, Mesha Shenjte, në orën 11.00 e, pasdite, takimi me krerët fetarë dhe emërtimet e tjera të krishtera.

Papa Francesku mbërriti në Shqipëri në orën 09.00. Pritje madhështore në rrugët e Tiranës. Mesazhi i parë: Paqja mes feve shenjë e mirë për botën

Postuar në 21 Shtator, 2014 02:49

Në orën 09:00 Papa Francesku shkeli tokën shqiptare. Siç ishte parashikuar dhe pa asnjë vonesë avioni i “Alitalia”-s mbërriti në aeroportin  “Nënë Tereza” në Tiranë. "Shqipëria është një vend që ka vuajtur aq shumë por pastaj arriti të gjejë paqe me dallimet fetare.

Papa Francesku merr rrugën për tek “Nënë Tereza”

Postuar në 21 Shtator, 2014 01:06

Në orën 07.30 të mëngjesit të së dielës Papa Francesku u ngjit në bordin e avionit “Alitalia” të linjës Fiumicino-Rinas. Hipur mbi një makinë, tip ”Ford”, me targa SCV, papa Françesku iu drejtua sot aeroportit të Fiumicinos për t’u nisur për në Shqipëri, vizita e tij e parë në Evropë që nga koha kur u zgjodh në krye të Kishës Katolike. Përpara se të hipte në avionin, tip ”Airbus A321”, i kompanisë ”Alitalia”, papa Bergoglio u përshëndet personalisht me të gjithë përfaqësuesit e aeroportit dhe të policisë.

Kina drejt ndërtimit të një përshpejtuesi grimcash dy herë më të madh sesa LHC në Gjenevë

Postuar në 20 Shtator, 2014 16:38

Kina po mendon të konkurojë, madje të tejkalojë Perëndimn edhe në fushën e eksperimentimit shkencor. Kështu bëhet e ditur se është në punë e sipër ndërtimi i një përshpejtuesi grimcash, që është projektuar të jetë dy herë më i madh sesa Large Hadron Collider në Zvicër.  Ai do të quhet Circular Electron Positron Collider-Përshpejtuesi Rrethor i Elektroneve dhe Pozitroneve dhe mendohet se perimetri i tij është sa të rrethojë të gjithë ishullin e Manhatanit.

“Bedër” sërish në aktivitet të plotë. Qeveria heq masën e pezullimit të përkohshëm për shkollën e lartë “Hëna e Plotë”

Postuar në 20 Shtator, 2014 14:30

Qeveria shqiptare ka hequr masën e pezullimit të përkohshëm për Shkollën e Lartë “Hëna e Plotë” –Bedër. Në faqen zyrtare të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë jept njoftimi përkatës, i cili është bërë i mundur pas përmbushjes, siç thuhet aty, të sugjerimeve të bëra nga Ministria e Arsimit. “Në vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave thuhet se “Hiqet masa e pezullimit të veprimtarisë për institucionin privat të arsimit të lartë, Shkolla e Lartë Private “Hëna e Plotë” (Bedër).

Obama, thirrje për fushatë të gjerë kundër IS-it: Kjo luftë nuk është vetëm e Amerikës

Postuar në 20 Shtator, 2014 11:30

Presidenti amerikan Barak Obama deklaron se bota është e bashkuar kundër kërcënimit që vjen nga shteti Islamik. Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, ai shtoi se do të përdorë Asamblenë e ardhshme të përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, për të mbledhur botën kundër grupit militant. “Sepse ne ecim në rrugë të drejtë, shumë kombe po i  bashkohen koalicionit tonë. Mbi 40 vende kanë ofruar ndihmë në fushatën e gjerë kundër shetit islamik në irak dhe siri.

Rama zbulon dhuratën për Papën: Një kupë dheu prej tokës së shqiptarëve

Postuar në 20 Shtator, 2014 11:18

Kryeministri Edi bëri publike, foto të dhuratës që do i jepet Papa Françeskut. ”Ekskluzivisht për ju disa pamje të dhuratës që Papa Françesku do të marrë me vete nesër në Selinë e Shenjtë nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë”, shkruan Rama në Facebook. Një kupë dheu prej tokës së Shqiptarëve, bën të ditur Kryeministri Rama ndërsa në dhuratën është shkruar: Shenjtërisë së Tij, Papës Françesk, me lutjen e zjarrtë që duke bekuar këtë grusht dhe, nga trualli që shkeli në këtë ditë, të shtrijë mirësinë e Zotit mbi të gjithë vendin e shqiptarëve”.

 

L.V

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme