Surpriza e Papa Franceskut: thyen protokollin. Shëtit nëpër Tiranë me makinë të hapur dhe del nga vëzhgimi i kamerave

Papa Françesku thyen protokollin. Shëtit nëpër Tiranë me makinë të hapur. Madje del dhe nga territori ku mund ta ndiqnin kamerat televizive. Ati i Shenjtë është cilësuar gjithmonë si njeri i surprizave, që i thyen kornizat e sigurisë për të qenë më pranë popullit të thjeshtë. Me buzëqeshje në fytyrë Papa Françesku hipur në makinën papale. Ai përshkoi bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Eskorta e Papa Franceskut lëviz përgjatë bulevardit. Mijëra besimtarë që ndodhen përgjatë bulevardit, kanë brohoritur ardhjen e tij. Madje ai ka bekuar edhe disa fëmijë që ia kanë zgjatur pas gardhit mbrojtës.
Më parë Ati Shenjtë mbajti një fjalë në Presidencë. Ai u prit në një ceremoni të posaçme nga kreu i shtetit Bujar Nishani. Ati i Shenjtë, u shpreh se ishte mjaft i lumtur që kishte ardhur në atë që ai e quajti “tokën e Shenjtë të Shqipërisë, në tokën e martirëve që kanë dëshmuar besimin e tyre në kohët e vështira të diktaturës.” Pasi falënderoi për mikpritjen vlerësoi harmoninë fetare si pasuri e vendit e cila duhet të vazhdojë të ruhet. “Harmonia fetare është një pasuri që duhet ta ruani. Besimi reciprok mes katolikëve dhe myslimanëve është një vlerë e çmuar për vendin dhe meriton një vëmendje të veçantë në këto kohra kur grupe ekstremiste po dhunojnë vlerën e bashkëjetesës fetare", tha Papa gjatë takimit në Presidencë.
L.V
Add new comment