Kina drejt ndërtimit të një përshpejtuesi grimcash dy herë më të madh sesa LHC në Gjenevë

Kina po mendon të konkurojë, madje të tejkalojë Perëndimn edhe në fushën e eksperimentimit shkencor. Kështu bëhet e ditur se është në punë e sipër ndërtimi i një përshpejtuesi grimcash, që është projektuar të jetë dy herë më i madh sesa Large Hadron Collider në Zvicër. Ai do të quhet Circular Electron Positron Collider-Përshpejtuesi Rrethor i Elektroneve dhe Pozitroneve dhe mendohet se perimetri i tij është sa të rrethojë të gjithë ishullin e Manhatanit. Kina në fakt po fton shkencëtarë nga e gjithë bota për të marrë pjesë, duke bërë të vetën kështu një parim të përdorur filliisht nga SHBA. Qëllimi i përshpejtuesit është kuptimi më i mirë i materies dhe krijimit të kozmosit, por këto janë qëllimet teorike, pasi rrugët e reja që ky lloj studimi hap në praktikë ende nuk janë bërë të njohura.
s.z
Add new comment