Radio Vatikani: Me Tiranën nis shtegtimi i katërt apostolik ndërkombëtar i Françeskut dhe shtegtimi apostolik i Papës së dytë në trojet shqiptare

Postuar në 21 Shtator, 2014 03:30

“Papa është në Tiranë”, kështu titullohet lajmi i shkurtër mbi vizitën e papa Franceskut në Shqipëri në faqen zyrtare të “Radio Vatikanit”. Më tej në shkrim thuhet: “Papa Françesku arriti në Shqipëri. Avioni papnor preku tokën shqiptare në aeroportin “Nënë Tereza”. Nisi, kështu, shtegtimi i katërt apostolik ndërkombëtar i Françeskut. Gjatë ditës e presin shumë takime e veprimtari, ndërmjet të cilave, Mesha Shenjte, në orën 11.00 e, pasdite, takimi me krerët fetarë dhe emërtimet e tjera të krishtera. Françesku është në Shqipëri për të nderuar martirët, bij të një populli të martirizuar e për t’ia paraqitur mbarë botës Shqipërinë, si model të bashkëjetesës paqësore ndërmjet feve. Fillon, kështu, shtegtimi apostolik i Papës së dytë në trojet shqiptare”.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.