Papa Francesku mbërriti në Shqipëri në orën 09.00. Pritje madhështore në rrugët e Tiranës. Mesazhi i parë: Paqja mes feve shenjë e mirë për botën

Postuar në 21 Shtator, 2014 02:49

Në orën 09:00 Papa Francesku shkeli tokën shqiptare. Siç ishte parashikuar dhe pa asnjë vonesë avioni i “Alitalia”-s mbërriti në aeroportin  “Nënë Tereza” në Tiranë. "Shqipëria është një vend që ka vuajtur aq shumë por pastaj arriti të gjejë paqe me dallimet fetare. Dhe kjo është një shenjë e mirë për botën, paqja sjell ekuilibër në favor të qeverisjes”- është mesazhi i pare që Papa i ka drejtuar mbarë botës gjatë fluturimit për në Shqipëri, shkruan “Tg com”. Sapo ka zbritur nga avioni Papa Francesku është pritur nga kryeministri Edi Rama, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, si dhe përfaqësues të klerit katolik. Në kohën që Papa Françesku qëndroi në sallën VIP në aeroportin “Nënë Tereza”, ka marrë dhuratën e kryeministrit Edi Rama. Ashtu siç Rama e kishte bërë publikë dhuratën e tij për Papën një ditë më parë, ajo është një kupë me dhe nga toka e shqiptarëve. Në këtë kupë shkruhet:“Shenjtërisë së tij, Papës Françesk. Me lutjen e zjarrtë, që duke bekuar këtë grusht dhe nga trualli që shkeli këtë ditë, të shtrijë mirësinë e Zotit mbi të gjithë vendin e shqiptarëve.” Kryeministri Edi Rama shprehet i emocionuar për takimin me Papa Françeskun dhe vendosjen e flamurit shqiptar në avionin që solli Atin e Shenjtë në tokën shqiptare. “Çfarë emocioni flamuri shqiptar mbi avionin e Papës dhe zbritja e Atit të Shenjte mbi tokën e shqiptarëve. Mirenjohje”- shkruan kryeministri Rama nw facebook. Pas një pritjeje të vogël në sallën VIP në aeroportin “Nënë Tereza”, eskorta u nis drejt Tiranës ku në orën 09:30 u zhvillua ceremonia e mirëseardhjes në oborrin e Presidencës. Me mijëra qytetarë kanë mbushur rrugët e Tiranës dhe sheshin Nënë Tereza për t’i uruar mirëseardhjen në Shqipëri, Papa Françeskut.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.