“Bedër” sërish në aktivitet të plotë. Qeveria heq masën e pezullimit të përkohshëm për shkollën e lartë “Hëna e Plotë”

Postuar në 20 Shtator, 2014 14:30

Qeveria shqiptare ka hequr masën e pezullimit të përkohshëm për Shkollën e Lartë “Hëna e Plotë” –Bedër. Në faqen zyrtare të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë jept njoftimi përkatës, i cili është bërë i mundur pas përmbushjes, siç thuhet aty, të sugjerimeve të bëra nga Ministria e Arsimit. “Në vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave thuhet se “Hiqet masa e pezullimit të veprimtarisë për institucionin privat të arsimit të lartë, Shkolla e Lartë Private “Hëna e Plotë” (Bedër). Shkolla e Lartë Private “Hëna e Plotë” (Bedër) të vijojë veprimtarinë akademike, duke respektuar të gjitha të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga legjislacioni i arsimit të lartë. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Shkolla e Lartë Private “Hëna e Plotë” (Bedër) për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në faqen e KMSH-së. Madje më tej, komuniteti mbështet “hapin e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për përmirësimin dhe zhvillimin e arsimit të lartë në Shqipëri”.  

http://www.kmsh.al/al/2014/09/hiqet-masa-e-pezullimit-per-shkollen-e-lar...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.