PD ngre grupet e punës në kushtet e “izolimit”. 8 komisionet do punojnë me të njëjtin kalendar si dhe parlamenti

Partia Demokratike të paktën prej 3 javësh ka ndryshuar mënyrën e funksionimit duke e përshtatur aktivitetin politik me vendimin e Grupit Parlamentar për të qëndruar për një kohë relativisht të gjatë jashtë parlamentit. Ne datat 27-28 shtator partia demokratike do te mbledhë forumin më të lartë të saj, Kuvendin. Megjithatë pak gjasa ka që ky çast të shërbejë që Lulzim Basha të shpallë kthimin e PD në Kuvend. Në këto kushte, PD ka vendosur të ngrejë grupe pune që janë 8-të po aq sa është dhe numri i komisioneve të përhershme te parlamenti me të njëjtën përbërje si komisionet e që po punojnë me të njëjtin kalendar si dhe parlamenti. Edhe vete deputetet demokrate janë të qartë se kjo strategji nuk mund të ketë të njëjtën vlerë si pjesëmarrja në Kuvend, ku deputetet kanë të drejtë të thërrasin ministrat për çështje të caktuara apo të propozojnë mendime mbi ligje. Por sipas tyre kjo është rruga që iu është imponuar nga vetë mazhoranca.
L.V
Comments
Saliu ju ktheu ne origjine;
<p>Saliu ju ktheu ne origjine; Te punojme si ne rrethim. Edhe canta kokes te hani por "mos u dorezoni para armikut"</p>
Add new comment