Papa Francesku merr rrugën për tek “Nënë Tereza”

Në orën 07.30 të mëngjesit të së dielës Papa Francesku u ngjit në bordin e avionit “Alitalia” të linjës Fiumicino-Rinas. Hipur mbi një makinë, tip ”Ford”, me targa SCV, papa Françesku iu drejtua sot aeroportit të Fiumicinos për t’u nisur për në Shqipëri, vizita e tij e parë në Evropë që nga koha kur u zgjodh në krye të Kishës Katolike. Përpara se të hipte në avionin, tip ”Airbus A321”, i kompanisë ”Alitalia”, papa Bergoglio u përshëndet personalisht me të gjithë përfaqësuesit e aeroportit dhe të policisë. Pasi u përshëndet edhe me gazetarët dhe fotoreporterët, të vendosur rreth 100 metra larg avionit, gjithmonë me çantën e tij të zezë në dorën e majtë, papa Françesku hipi në avionin e pagëzuar “Piazza della Signoria – Gubbio”. Ndërkohë ardhja e Papës, i cili pritet të shkeli tokën Shqiptare rreth orës 09.00, ka mbledhur në Tiranë mijëra pelegrinë jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga trojet e tjera shqipfolëse. Me qindra pelegrinë nga Kosova i janë drejtuar vendit tonë për të ndjekur Vizitën e Papa Françeskut. Ata kanë ardhur që prej mbrëmjes të së shtunës dhe kanë zbarkuar në Shëngjin, ndërsa është organizuar një pritje e veçantë nga Komuna e Shëngjnit dhe Dioqeza e Lezhës të cilët kanë shtruar një darkë për ta. Ata e konsiderojnë këtë vizite si mjaft të veçantë për mbarë Shqiptarë, ku Ati Shenjtë vjen për të bekuar vendin tonë. Nga Shkodra rreth orës 04:00 janë nisur me autobus në çdo famulli në mënyrë të organizuar mbi 1 mijë besimtare. 200 autobusë dhe qindra pelegrinë nga i gjithë qarku i Lezhës i janë drejtuar Tiranës mëngjesin e sotëm për të marrë pjesë në vizitën e Papës në vendin tonë. Ata janë organizuar nga dioqeza e Lezhës dhe janë nisur drejt Tiranës që prej orës 5 të mëngjesit të sotëm. Qindra besimtarë kanë ardhur nga qyteti i Fierit. Ndërsa nga qyteti i Durrësit janë nisur 5 autobusë me pelegrinë. Nga qyteti i Beratit rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm janë nisur dy autobuzë me besimtarë. Ndërkohë që qindra qytetarë janë organizuar me mjete private.
L.V
Add new comment