Arkiv-Lajme
Stamboll/ 49 shtetasit turq të rrëmbyer nga xhihadistët e ISIS-it kthehen në shtëpi
49 qytetarë turq, të mbajtur peng që prej muajit qershor nga xhihadistët e Shtetit Islamik në Irak u liruan dhe u kthyen të shtunën në mëngjes në gjendje të mirë shëndetësore në Turqi. Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu gjatë një deklarate televizive tha: “Sot jemi njoftuar për lirimin e qytetarëve tanë dhe kemi mundësuar kthimin e tyre në Turqi”. Por ai nuk dha detaje për kushtet e lirimit. Të 49 shtetasit turq ishin marrë peng më 11 qershor gjatë pushtimit së konsullatës së përgjithshme të Turqisë në Mosul nga luftëtarët e Shtetit Islamik në ofensivën e tyre në veri të Irakut.
Përgjimi i paligjshëm, Prokuroria sekuestron pajisjet elektronike të Shërbimit Informativ Ushtarak
E përditshmja “Panorama” shkruan sot se Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar dhe ka ekzekutuar sekuestrimin e pajisjes elektronike të Shërbimit Informativ Ushtarak, e cila përdoret për përgjimet telefonike dhe ambientale. Sekuestrimi i pajisjes në fjalë është bërë në kuadër të hetimeve që po zhvillohen në Iidhje me padinë e bërë nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ndaj ish- drejtorit të SHIU-t, Ylli Zyla, për çështjen e problemeve procedurale dhe kostos së blerjes së pajisjes.
Papa Françesku në Tiranë, ja axhenda ditore e datës 21 shtator
Axhenda ditore e datës 21 shtator 2014, lidhur me vizitën e Papës në Tiranë, do të shoqërohet me një program të ngarkuar, por në të njëjtën kohë, të organizuar në çdo detaj të saj.
Sipas itinerarit të lëvizjeve të Papës, do të spostohet edhe vëmendja dhe përqendrimi i të interesuarve.
Programi i detajuar i kësaj vizite sipas Konferences Ipeshkvnore do të vijojë si më poshtë:
Ora 7:30 Nisja me avion nga Aeroporti i Romës, Fiumicino, për në Tiranë
1200 gazetarë instalohen tek Pallati i Kongreseve, do të përcjellin vizitën e Papës në Shqipëri
Pallati i Kongreseve në Tiranë është shndërruar tashmë në Qendrën Mediatike të Shqipërisë, për të nisur si e tillë që nga vizita e Papa Franceskut më 21 shtator. Rikonstruksioni tij dhe më pas, ngritja e Qendrës, i ka kushtuar shtetit shqiptar 16 milionë lekë. Në këtë ndërtesë do të priten 70 gazetarët e atashuar në Vatikan, që shoqërojnë Papën në çdo udhëtim si dhe mbi 1200 të tjerë nga e mbarë bota, që do ta transmetojnë atë në rrjetet e tyre.
Ngërçi politik në Kosovë, zgjidhja kërkohet nga Presidentja Jahjaga
Lidhur me ngërçin politik, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha për gazetën “Epoka e Re” se nuk ka nevojë për kurrfarë kompromisesh politike për formimin e institucioneve të reja, pasi sipas tij, Kosova tashmë ka koalicionin qeverisës LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje. Ai ka vlerësuar se zgjedhjet nuk janë zgjidhje e ngërçit politik. Sipas tij, zgjidhja e këtij ngërçi është në Kuvendin e Kosovës. “Tani për tani roli i presidentes është lehtësues.
Minsk/ Firmoset marrëveshja për ndërprerjen e luftimeve në Ukrainën Lindore
Pas 7 orë bisedimesh u arrit në Minsk një marrëveshje për ndërprerjen e zjarrit dhe për krijimin e një zone të çmilitarizuar prej 30 kilometrash në pjesën lindore të Ukrainës. E megjithatë, siguria në rajonin e lindjes së Ukrainës mbetet ende e brishtë. Marrëveshja u arrit mes palëve të të ashtuquajturit ”grupi i kontaktit”, i përbërë nga OSBE-ja, Moska, Kievi dhe separatistët për zgjidhjen e krizës në Ukrainë. “Firmosëm një memorandum”, deklaroi për median i dërguari i Kievit, ish-presidenti Leonid Kuchma.
Hetimi/ Banka e Shqipërisë shpenzime marramendëse, 120 mijë dollarë për zarfe e kartolina
Blerjet e “vogla” duket se janë dhe një abuzim i madh. Prokuroria po heton tenderat “milionere” të Bankës së Shqipërisë. Në “Gazeta Shqiptare” sot shkruhet se njësia e Specializuar Task- Forcë, prej ditësh ka sekuestruar dhe po kalon në “sitë” pjesën dërrmuese të tenderave të zhvilluar nga Banka Qendrore, pas dyshimeve për abuzime financiare të drejtuesve të institucionit. Mes shumë dosjeve voluminoze, prokurorët kanë në duar dhe dokumentet e zhvillimit të tenderit për blerjet e kartolinave për Vitin e Ri 2013.
Intervista/ Sokol Hidërsha: Rikthimin tim në Opera ia dedikoj engjëllit me emrin “Lisar”
Doktori Grenvil vjen me zërin e tij magjiplotë. Ndërsa “La Traviata”-s shqiptare, në këtë sezon i shtohet dhe emri i një baritoni që prej kohësh nuk këndonte. Në Teatrin Kombëtar të Operës vendi i tij kishte mbetur bosh për një kohë të gjatë. Ndërsa në skenë personazhet për zërin e tij enkas, interpretoheshin nga të tjerë solistë, sigurisht. Ai ka qenë gjithmonë i dashuruar me skenën, i marrosur pas saj ndoshta. Por “divorci” i përkohshëm e kishte një shkak madhor, të dhimbshëm e tragjik sa nuk rrëfehet dot. Në familjen e tij të vogël, dikush do të largohej përgjithmonë.
Një person kapërcen gardhin, evakuohet Shtëpia e Bardhë
Masa të menjëhershme për evakulimin e Shtëpisë sëe Bardhë. Dëshmitarë thanë se Shtëpia e Bardhë u evakuua të premten në mbrëmje nga agjentët e shërbimit sekret, pasi një një person i dyshimtë kapërceu gardhin. “Zëri i Amerikës” njofton se Presidenti Barack Obama, bashkë me vajzat sapo ishin larguar nga Shtëpia e Bardhë, pak para se të ndodhte incidenti. Gazetarët thonë se mundën të rihynë në Shtëpinë e Bardhë, pak pasi ishin evakuuar. Ende nuk dihen hollësi për incidentin.
L.V
Saimir Strati drejt Guiness-it të nëntë. Kësaj radhe realizon mozaikun e Jose Saramago në Portugali
“KultPlus” njofton se Saimir Strati, artisti shqiptar i mozaikëve është duke iu afruar rekordit të nëntë Guiness. Strati është vendosur në Portugali ku është duke realizuar një mozaik me figurën e shkrimtarit Jose Saramago, nobelist i njohur portugez. Mozaiku po realizohet me tapa dhe është në përfundmin e sipër. Strati ka realizuar disa vepra mbresëlënëse për nga teknika e realizimit, por edhe e materialit bazë të përdorur.
http://www.kultplus.com/?id=4&l=4681
s.z