1200 gazetarë instalohen tek Pallati i Kongreseve, do të përcjellin vizitën e Papës në Shqipëri

Postuar në 20 Shtator, 2014 03:27

Pallati i Kongreseve në Tiranë është shndërruar tashmë në Qendrën Mediatike të Shqipërisë, për të nisur si e tillë që nga vizita e Papa Franceskut më 21 shtator. Rikonstruksioni tij dhe më pas, ngritja e Qendrës, i ka kushtuar shtetit shqiptar 16 milionë lekë. Në këtë ndërtesë do të priten 70 gazetarët e atashuar në Vatikan, që shoqërojnë Papën në çdo udhëtim si dhe mbi 1200 të tjerë nga e mbarë bota, që do ta transmetojnë atë në rrjetet e tyre. Instalimi i televizioneve tanime ka nisur. Ardhja, takimet dhe Mesha e shenjtë që do të mbajë Papa Françesku do të transmetohen drejtpërdrejt në ekrane të vendosur përgjatë gjithë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza” dhe Pallatit të Kongreseve.

Ndërkohë përgatitjet janë në orët e fundit, me zbukurimin e rrugëve, ku flamuri shqiptar qëndron në krah të atij të Vatikanit. Gota, bluza dhe sende të tjera me portretin e Papës tregtohen nëpër shitore, kurse Posta Shqiptare ka emëruar një pullë të veçantë në nder të vizitës së Papës.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.