Hetimi/ Banka e Shqipërisë shpenzime marramendëse, 120 mijë dollarë për zarfe e kartolina

Blerjet e “vogla” duket se janë dhe një abuzim i madh. Prokuroria po heton tenderat “milionere” të Bankës së Shqipërisë. Në “Gazeta Shqiptare” sot shkruhet se njësia e Specializuar Task- Forcë, prej ditësh ka sekuestruar dhe po kalon në “sitë” pjesën dërrmuese të tenderave të zhvilluar nga Banka Qendrore, pas dyshimeve për abuzime financiare të drejtuesve të institucionit. Mes shumë dosjeve voluminoze, prokurorët kanë në duar dhe dokumentet e zhvillimit të tenderit për blerjet e kartolinave për Vitin e Ri 2013. Nga verifikimet paraprake rezulton se Banka e Shqipërisë, ka paguar një shumë prej 12 milionë lekësh të reja, apo rreth 120 mijë USD, për blerjen e 7 mijë e 700 kartolinave, bashkë me zarfet dhe disa kalendarë xhepi, si dhe disa blerje të tjera të vogla. Shuma e paguar për këtë blerje, që në fakt futet në kategoritë e pagesave “të vogla”, konsiderohet si tejet e lartë dhe hetuesit kanë dyshime të forta se janë kryer abuzime.
L.V
Comments
qr.............
<p>qr.............</p>
Add new comment