Arkiv-Lajme

Pajtohet Vllaznia me Tiranën. Takimi i paqes në Shkodër

Postuar në 18 Shtator, 2014 12:50

ATSH-ja njofton se Tirana dhe Vllaznia kanë lënë mënjanë hasmërinë dhe janë pajtuar. “Një takim dy palësh miqësor i realizuar sot në Shkodër midis drejtuesve më të lartë të klubeve të futbollit të Tiranës dhe Vllaznisë, tifozëritë e të cilave të enjten e kaluar u përfshinë në një sherr masiv, para, gjatë dhe pas ndeshjes, Vllaznia-Tirana, ka lënë mënjanë hasmërinë dhe urrejtjen që në një farë mënyre u shtri edhe në radhët e komunitetit të të dy klubeve përkatëse”,shkruan agjencia që flet edhe për pjesëmarrësit në takimin e pajtimit.

Kriza politike në Kosovë, dështon edhe seanca e sotme. Ndërkohë “Zëri” njofton se Presidentja niset nesër për në SHBA ku do qëndrojnë 2 javë

Postuar në 18 Shtator, 2014 10:25

Ndërkohë që në Kosovë kriza politike po thellohet, derisa edhe sot nuk u arrit që të votohej kreu i Kuvendit, “Zëri” njofton se Presidentja Atifete Jahjaga, do të niset nesër për në SHBA ku do të qëndrojë dy javë. Kjo me rastin e sesionit të 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. “Zëri” me të drejtë shtron çështjen se kjo vizitë është e papërshtatshme në një kohë kur kriza në vend është e thellë. Aq më tepër që vendi nuk ka as edhe kreun e Parlamentit të zgjedhur.

ISIS lëshon video të të burgosurit britanik John Cantlie. Ky deklaron: “Në Perëndim nuk thuhet e vërteta. Unë do ta tregoj atë”

Postuar në 18 Shtator, 2014 09:42

ISIS ka lëshuar sot një video-deklaratë të gazetarit, ose më saktë fotoreporterit britanik John Cantlie, i cili paralajmëron se do të rishfaqet sërish. Madje duke iu transmetuar të vërtetën njerëzve në Perëndim. “Ju do të mendoni se unë jam duke e bërë këtë vetëm sepse jam i burgosur. Se unë kam një armë drejtuar pas kokës dhe detyrohet ta bëjë këtë. E vërtetë. Unë jam i burgosur. Këtë nuk mund ta mohoj, por duke qenë se jam i braktisur nga qeveria ime dhe fati im varet nga ISIS, nuk kam gjë për të humbur”, thotë Cantlie që është kapur në korrik të vitit 2012 në Siri.

10 bizneset kryesore në Shqipëri sipas “Monitor”. Revista hamendëson edhe disa emra për Guvernator të ri të BSH-së

Postuar në 18 Shtator, 2014 09:25

Revista “Monitor” ka publikuar listën e 10 bizneseve kryesore në Shqiëpri, për të cilat vlerëson se e kanë kapërcyer krizën me sukses. Revista bën edhe një vlerësim të pasojave të krizës politike të pas vitit 2013 dhe ndikimit të saj në ecurinë e bizneseve. Lista përfshin:

1-“Bankers Petroleum”, ka qarkullim vjetor rreth 484 milionë euro.

2-“Kastrati”, operator në tregtimin e karburanteve, xhiro vjetore 457 milionë euro.

3-Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSHE), me gjithë problematikën, ka një qarkullim vjetor 269.3 milionë euro.

Tekstet e historisë, Artan Fuga thotë se çështja po fryhet dhe “ironizon” Milon: “Nëmani mua se e bëj pa leka brenda një nate...Pse harxhon me të huajt!”

Postuar në 18 Shtator, 2014 09:04

Artan Fuga ka bërë në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” një koment lidhur me rishikimin e teksteve të historisë. Fuga ka marrë shkas nga intervista e fundit e Paskal Milos, i cili ka deklaruar se për periudhën e luftës dhe të komunizmit, rishikimi do të bëhet nga historianë të huaj. Fuga nuk është dakord me këtë praktikën e importit të vlerave nga jashtë, aq më tepër që ngjan si një alibi.

Ka lënë mbresat më të mira intervista e fundit të Sali Berishës: Alfred Lela: “Intervista të tilla i jep vetëm Ismail Kadare”

Postuar në 18 Shtator, 2014 07:29

Alfred Lela ka marrë sot në vështrim analitik intervistën e ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e martë për emisionin “Studio e Hapur”. Lelës i ka bërë shumë përshtypje të mirë qartësia e Berishës dhe kujdesi i tij, të tillë që “ nuk ia siguroje dot syve edhe sikur të ktheheshe në majëmajën e ditëve të tij politike: vitin 1992”. Pse ka lënë kaq mbresa Berisha? Lela përgjigjet vetë: “Berisha i së martës mbrëma ishte një Berishë pa teprime.

Raporti i OSBE: Polarizimi politik ka dëmtuar Kuvendin

Postuar në 18 Shtator, 2014 07:26

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Florian Raunig, paraqiti në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë raportin vjetor për Shqipërinë. Në raportin e tij Ambasadori Raunig ndër të tjera thekson se, që prej marrjes së detyrës në shtatorin e vitit 2013, “Qeveria zhvilloi një vizion ambicioz të reformave që nevojiteshin për të përmirësuar gjendjen politike, ekonomike dhe sociale në Shqipëri dhe për të shënuar përparim të mëtejshëm në qëllimin parësor të politikës së jashtme, atë të integrimit evropian”.

Ridvan Bode: Rishikimi i buxhetit, mashtrim i qeverisë

Postuar në 18 Shtator, 2014 06:27

Një mashtrim të qeverisë e cilësoi PD rishikimin e buxhetit për vitin 2014. Sipas ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode, nuk bëhet fjalë për rritje të përformancës në administrimin e taksave, por për një rritje të nivelit të taksave prej 24 milionë lekë. “Ky mashtrim propagandistik vjen fill pas largimit pa deklaratë publike të misionit të FMN, i cili ndërkaq shprehu hapur pakënaqësinë që ritmika e të ardhurave nuk plotësonte pritshmërinë e tyre”, tha Bode. Një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama prezantoi ndryshimet në buxhetin e vitit 2014.

Gjirokastër, parakalim dhe foto e Enver Hoxhës në 70 vjetorin e çlirimit të qytetit

Postuar në 18 Shtator, 2014 06:20

Fotografitë e Enver Hoxhes dalin sërish në skenën mediatike. Këtë here me cilesinë e komandantit te Luftës. Pushtuesi i fundit gjerman u largua nga Gjirokastra më 18 Shtator të vitit 1944. 70 vjet më pas, kjo datë historike përkujtohet nga gjirokastritet që veçanërisht përkujtojnë dëshmorët që dhanë jetën për çlirimin nga nazifashistët.  Me këtë rast në qytet është bërë një parakalim ku veteranë kanë tundur dhe foto e udhëheqësit komunist Enver Hoxha.  Të pranishëm në këtë ditë të veçantë për Gjirokastrën ka qenë dhe ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe ish-presidenti Alfred Moisiu.

Kuvendi shkarkon Ardian Fullanin si Guvernator me 72 vota pro e 6 kundër

Postuar në 18 Shtator, 2014 05:51

72 vota pro e 6 kundër. Në këtë mënyrë Kuvendi ka shkarkuar Ardian Fullanin si Guvernatori i Bankës së Shqipërisë por dhe Inspektoren e Përgjithshme, Elivar Golemi. Mësohet se votat kundër shkarkimit të Fullanit ishin 5 të së majtës dhe një nga PDIU. Për Golemin votuan që të shkarkohet 76 deputetë, 1 kundër dhe një abstenoi. Ky shkarkim vjen pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit. Komisioni i Ekonomisë kërkoi gjithashtu shkarkimin e Fullanit nga pozicioni i anëtarit të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme