Kuvendi shkarkon Ardian Fullanin si Guvernator me 72 vota pro e 6 kundër

Postuar në 18 Shtator, 2014 05:51

72 vota pro e 6 kundër. Në këtë mënyrë Kuvendi ka shkarkuar Ardian Fullanin si Guvernatori i Bankës së Shqipërisë por dhe Inspektoren e Përgjithshme, Elivar Golemi. Mësohet se votat kundër shkarkimit të Fullanit ishin 5 të së majtës dhe një nga PDIU. Për Golemin votuan që të shkarkohet 76 deputetë, 1 kundër dhe një abstenoi. Ky shkarkim vjen pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit. Komisioni i Ekonomisë kërkoi gjithashtu shkarkimin e Fullanit nga pozicioni i anëtarit të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.  Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe i kërkoi Kuvendit shkarkimin e Guvernatorit Ardian Fullanit dhe Inspektores së Përgjithshme Elivar Golemit nga BSH. Sipas Braçes, Komisioni i Ekonomisë ka votuar unanimisht për shkarkimin e Fullanit dhe Golemit. Baza ligjore e shkarkimit të dy zyrtarëve ishte “Për shkelje të etikës në punë dhe cënim të thellë të interesave të Bankës së Shqipërisë”. Baza ligjore e shkarkimit të dy zyrtarëve ishte “Për shkelje të etikës në punë dhe cënim të thellë të interesave të Bankës së Shqipërisë”. Ish-guvernatori Fullani ndodhet tashmë në masë arrest shtëpie pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë ndërsa kryeinspektorja Golemi mori masën arrest me burg.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.