10 bizneset kryesore në Shqipëri sipas “Monitor”. Revista hamendëson edhe disa emra për Guvernator të ri të BSH-së

Postuar në 18 Shtator, 2014 09:25

Revista “Monitor” ka publikuar listën e 10 bizneseve kryesore në Shqiëpri, për të cilat vlerëson se e kanë kapërcyer krizën me sukses. Revista bën edhe një vlerësim të pasojave të krizës politike të pas vitit 2013 dhe ndikimit të saj në ecurinë e bizneseve. Lista përfshin:

1-“Bankers Petroleum”, ka qarkullim vjetor rreth 484 milionë euro.

2-“Kastrati”, operator në tregtimin e karburanteve, xhiro vjetore 457 milionë euro.

3-Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSHE), me gjithë problematikën, ka një qarkullim vjetor 269.3 milionë euro.

4- “Banka Kombëtare Tregtare”, në fund të 6-mujorit të parë 2014 u rendit më e madhja sipas aktiveve ka qarkullim vjetor 255.5 milionë euro.

5- KESH-i (Korporata Elektroenergjetike Shqiptare) pavarësisht nga situata problematike në likuiditet, mban nivel të lartë faturimi, 209.6 milionë euro.

6- “Kurum” xhiro vjetore në vitin 2013 arriti në 176 milionë euro.

7-“Europetrol Durrës Albania” me xhiro prej 161.2 milionë euro.

8-“Raiffeisen Bank” qarkulloi vjet rreth 147 milionë euro.

9- “Vodafone” siguroi një xhiro vjetore 131.8 milionë euro dhe është kompania më e madhe e telefonisë celulare.

10- “Marketing Distribution” me xhiro vjetore 109 milionë euro.

Ndërkohë “Monitor” në numrin e fundit ka hedhur në qarkullim edhe emrat e mundshëm për Guvernator të ri të Bankës së Shqipërisë, që sipas saj, janë diskutuar edhe në takimin e kryeministrit me Presidentin. “Gjergji Konda, ekspert prej 18 vjetësh në Bankën Botërore, Marta Muço, profesoreshë e politikës monetare, eksperte e BB, Elida Reçi, ekspertja e financave në Kombet e Bashkuara, Erjon Luçi, me eksperiencë në BSH dhe Bankë Botërore, Ervin Mete i diplomuar me gradën Master nga Universiteti i Harvardit në SHBA, Spiro Brumbulli, Profesor dhe ish-drejtues  bankave tregtare”, shkruan revista që shton edhe disa “kandidatë të djegur”.

http://www.ata.gov.al/10-bizneset-me-te-medha-ne-shqiperi-168705.html

http://www.monitor.al/monitor-zbardh-emrat-dhe-identiktin-e-...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.