Arkiv-Lajme
A është i vlefshëm roli i Berishës për të ardhmen e PD-së? Afrim Krasniqi mendon që “jo”, por biografia e Bashës thotë zyrtarisht të kundërtën
Cila është e ardhmja e PD-së, ose më saktë, a do të lërë vulën e tij Lulzim Basha, në partinë e dytë më të madhe në vend? Pra a do ta kapërcejë Basha hijen dhe autoritetin e Sali Berishës? I pyetur nga “ResPublica”, ish-kryetari i FRPD-së, dhe ish-deputet i saj në vitet 1996-1997 Afrim Krasniqi, ka një përgjigje jo-optimiste. “Ai nuk e ka shpallur këtë synim. Fatkeqësisht. Vetë PD ka nevojë për fillim të ri në çdo aspekt, trashëgimia dhe modeli i ish-kryetarit i përket arkivit historik, ndaj në asnjë rrethanë nuk është model dhe as alternativë për të ardhmen”, thotë Krasniqi.
Pas stërvitjes me britanikët, Italia propozon bashkëpunim në operacione të përbashkëta ndërkombëtare
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, priti të premten pasdite ministren e Mbrojtjes të Republikës së Italisë, Roberta Pinotti, e cila ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare një ditore. Ministrja Kodheli theksoi në fjalën e saj se Italia, gjatë gjithë kohës si një aleat strategjik i Shqipërisë ka mbështetur pa rezerva proceset integruese të vendit tonë.
Rusia përgatitet për shkëputje nga rrjeti global online në rast emergjencash. Që janë, ose një sulm ushtarak, ose protesat masive, ose izolimi nga SHBA
Ekipi drejtues në Rusi, me në krye Vladimir Putin, po mendon marrjen e masave të tjera, që do të shërbenin si përgjigje parandaluese në atë që emërtohen situata emergjente. Një nga këto është edhe ngritja e një ekipi të posaçëm që do të realizonte dhe administronte shkëputjen e Rusisë nga rrjeti botëror i internetit. Paralelisht me këtë synohet që të frocohet edhe rrjeti internautik rus, i krijuar për përdorim të “brendshëm” dhe i ndarë World Wide Web.
Ambasadori i SHBA-së për raportin e OSBE: E patolerueshme dhuna në Kuvend
Ambasadori i SHBA-së pranë misionit të OSBE-së, Daniel Baer, ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj politikës shqiptare. Në përgjigje të raportit të Ambasadorit, Florian Raunig, për vendin tonë, Baer vlerëson zgjedhjet e 2013 dhe rotacionin poltik, por rezervon pakënaqësi të mëdha për mënyrën se si kanë rrjedhur ngjarjet nga ajo ditë. Ambasadori amerikan me mision në OSBE, teksa thekson domosdoshmërinë e sundimit të lgjit dhe konsolidimin e dialogut mes qeverisë dhe opozitës, ka kërkuar respektimin dhe pranimin nga të gjitha palët të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Kërkesa për shkarkimin e Cefas, Halimi: Rama kërkon të kontrollojë KLD
“Rama kërkon të kontrollojë KLD-në”. Kështu thotë deputeti i PD-së Eduard Halimi i cili ka komentuar në Facebook kërkesën e 39 deputetëve të majtë drejtuar Kuvendit për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së Elvis Cefa. Sipas Halimit kjo është një përpjekje e Ramës për të vënë në kontroll KLD-në. “Ky ishte qëllimi i vërtetë i mazhorancës Rama-Meta me paketën personale antikushtetuese dhe antieuropiane të drejtësisë që u miratua në korrik: kapja politike e KLD, vënia nën kontroll të Edi Ramës. Ajo që paralajmëruam ne dhe partnerët po ndodh.
Kardinali Parolin: “Sensi i fortë i familjes dhe drama e ateizmit, dy mësime të vlefshme për të gjithë europianët nga Shqipëria”
Dy ditë përpara se Bergolio të vizitojë Tiranën, sekretairi i shtetit në Vatikan, Kardinali Pietro Parolin ka dhënë një intervistë për Qendrën Televizive të Vatikanit, ku ka sqaruar jo vetëm asrsyet pse Papa Françesku viziton vendin tonë, por edhe se çfarë kontributi duhet kërkuar te Shqipëria dhe shqiptarët edhe në kuadër të projektit europian. “Mund të kujtojmë pasurinë shpirtërore të shqiptarëve, që është ruajtur, pavarësisht viteve të represionit, persekutimit ndaj besimit. Madje është gjallëruar.
Vizita e Papa Françeskut, Ministria e Brendshme publikon masat e sigurisë
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve të programuara në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se me urdhër të Kryeministrit, është ngarkuar Ministri i Punëve të Brendshme me detyrën e organizimit dhe bashkërendimit të punës së të gjitha institucioneve të përfshira për marrjen e masave të sigurisë gjatë veprimtarive që do të zhvillohen me rastin e vizitës së Papës në Shqipëri.
39 deputetë i kërkojnë Kuvendit shkarkimin e Elvis Çefës nga KLD
39 deputetë i kërkojnë Kuvendit shkarkimin e Elvis Çefës. Është një iniciativë e deputetëve të mazhorancës që kërkon shkarkimin e numrit dy të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Mësohet se një grup prej 39 deputetësh kanë paraqitur pranë Kryetarit të Kuvendit, kërkesën për shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj. Kryetari Meta ka vënë në dijeni Kuvendin, Çefën e Lelçajn për kërkesën e dërguar në Komisionin e Ligjeve.
L.V
Strazimiri revoltohet me ambasadorin e OSBE-së: Keni folur “copy paste” si Edi Rama
Pas raportit të djeshëm të OSBE-së ka reaguar i revoltuar deputeti Gent Strazimiri. Sipas tij, në raport flitet me të njëjtën gjuhë si ajo e Edi Ramës, për incidentin që ndodhi në parlament, ku një nga protagonistët ishte pikërisht ai. “Me keqardhje mora vesh që sot në raportimin Tuaj ne Vjenë, keni keqinformuar duke deklaruar se “…pas një përballjeje verbale dhe, më pas, fizike në parlament mes dy deputetëve të shumicës dhe njërit të opozitës në korrik, opozita vendosi të bojkotojë të gjitha procedurat parlamentare deri në një njoftim të dytë”.
Çuçi: Nënshkruam marrëveshjen me qeverinë italiane, 800 mijë euro i shtohen fondit për zbatimin e reformës territoriale
Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, bëri të ditur se u nënshkrua një marrëveshje me qeverinë italiane për reformën administrative- territoriale me vlerë 800 mijë euro. “U nënshkrua sot marrëveshja me qeverine italiane për reformën administrativo-territoriale. 800 mijë euro i shtohen fondit të përbashkët të donatoreve për fazën e zbatimit te reformës.