Strazimiri revoltohet me ambasadorin e OSBE-së: Keni folur “copy paste” si Edi Rama

Postuar në 19 Shtator, 2014 07:37

Pas raportit të djeshëm të OSBE-së ka reaguar i revoltuar deputeti Gent Strazimiri. Sipas tij, në raport flitet me të njëjtën gjuhë si ajo e Edi Ramës, për incidentin që ndodhi në parlament, ku një nga protagonistët ishte pikërisht ai. “Me keqardhje mora vesh që sot në raportimin Tuaj ne Vjenë, keni keqinformuar duke deklaruar se “…pas një përballjeje verbale dhe, më pas, fizike në parlament mes dy deputetëve të shumicës dhe njërit të opozitës në korrik, opozita vendosi të bojkotojë të gjitha procedurat parlamentare deri në një njoftim të dytë”. Duke qenë se ndryshe nga pjesa tjetër e Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, Ju nuk përfaqësoni “shtet” apo “interesa” por STANDARDE, e gjej të papranueshme të konsideroni “dhunë verbale” denoncimin e prezencave kriminale ne Kuvendin Shqipërisë, dhe të përligjni (madje me fjalorin “copy paste” të Edi Rames) dhunën e orientuar e të urdhëruar “live” pikërisht nga ai e të publikuar ne media”, thotë Strazimiri në Facebook. Reagimi i tij erdhi pas raportit të lexuar nga ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig. “Kini mirësinë Shkëlqesi, të kryeni thjesht detyrën tuaj e cila konsiston thjesht në përqasjen e realitetit me standarde demokratike, jo me diçka të përafërt që dikujt të mos i prishen planet”, përfundon deputeti i PD-së ragimin e tij.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.