Ambasadori i SHBA-së për raportin e OSBE: E patolerueshme dhuna në Kuvend

Postuar në 19 Shtator, 2014 11:46

Ambasadori i SHBA-së pranë misionit të OSBE-së, Daniel Baer, ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj politikës shqiptare. Në përgjigje të raportit të Ambasadorit, Florian Raunig, për vendin tonë, Baer vlerëson zgjedhjet e 2013 dhe rotacionin poltik, por rezervon pakënaqësi të mëdha për mënyrën se si kanë rrjedhur ngjarjet nga ajo ditë.  Ambasadori amerikan me mision në OSBE, teksa thekson domosdoshmërinë e sundimit të lgjit dhe konsolidimin e dialogut mes qeverisë dhe opozitës, ka kërkuar respektimin dhe pranimin nga të gjitha palët të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu për Ambasadorin Baer, dhuna në parlament është e patolerueshme, ndërsa ka kërkuar garanci nga liderët politik shqiptarë, se nuk do ta tolerojnë këtë sjellje. “Dhuna fizike dhe kërcënimet nuk kanë vend në Parlament dhe ne ju bëjmë thirrje drejtuesve të partive të mbështesin Kodin e Etikës dhe të riafirmojnë se nuk do ta tolerojnë këtë sjellje”.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.