Kardinali Parolin: “Sensi i fortë i familjes dhe drama e ateizmit, dy mësime të vlefshme për të gjithë europianët nga Shqipëria”

Postuar në 19 Shtator, 2014 11:00

Dy ditë përpara se Bergolio të vizitojë Tiranën, sekretairi i shtetit në Vatikan, Kardinali Pietro Parolin ka dhënë një intervistë për Qendrën Televizive të Vatikanit, ku ka sqaruar jo vetëm asrsyet pse Papa Françesku viziton vendin tonë, por edhe se çfarë kontributi duhet kërkuar te Shqipëria dhe shqiptarët edhe në kuadër të projektit europian. “Mund të kujtojmë pasurinë shpirtërore të shqiptarëve, që është ruajtur, pavarësisht viteve të represionit, persekutimit ndaj besimit. Madje është gjallëruar. Mund të kujtojmë, p.sh, sensin e fortë të familjes që karakterizon shoqërinë shqiptare, pikërisht kjo që edhe i pëlqen Papës; ajo e të rinjve nga njëra anë, që janë e ardhmja dhe ajo e të moshuarve nga ana tjetër, që janë si kujtesa, që zotërojnë mençuri dhe përvojë, të cilat duhet të vlerësohen. Kështu pra, Shqipëria, vetëm me këto pasuri të vetat dhe këto karakteristika të veçanta mund të kontribuojë në mënyrë efikase në projektin e integrimit europian”, tha Parolin. Ai ka tërhequr vëmendjen edhe te një fakt historik, ai i atezimit të ligjëruar në Shqipëri në kohën e para viteve ’90, të cilin e ka sjellë si shembull edhe për shoqëritë europiane, që po shkojnë drejt një shekullarizimi të plotë, e që mund të shohin se nuk mund të jetohet “duke hequr mënjanë Zotin”. “Shpresojmë që Shqipëria të mos çedojë ndaj asaj vale shekullarizmi që karakterizon nga pak të gjithë kontinentin europian. Më duket e rëndësishme të them që një vend ku Zoti u eliminua, u fshi me ligj, duhet të na mësojë që të jetojmë një jetë përherë në raport me Zotin, pa u tunduar nga një jetë në të cilën Zoti hiqet mënjanë”, tha Parolin.

http://www.avvenire.it/Chiesa/Pagine/parolin-papa-albania-ctv.aspx

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.