Çuçi: Nënshkruam marrëveshjen me qeverinë italiane, 800 mijë euro i shtohen fondit për zbatimin e reformës territoriale

Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, bëri të ditur se u nënshkrua një marrëveshje me qeverinë italiane për reformën administrative- territoriale me vlerë 800 mijë euro. “U nënshkrua sot marrëveshja me qeverine italiane për reformën administrativo-territoriale. 800 mijë euro i shtohen fondit të përbashkët të donatoreve për fazën e zbatimit te reformës. Partnerët ndërkombëtarë, USAID, UNDP, qeveria suedeze dhe ajo zvicerane, rikonfirmojnë mbështetjen e tyre që brenda një kohe sa më të shkurtër të krijojmë njësi vendore, të cilat do të fokusohen në misionin e tyre, shërbime cilësore dhe efikase për çdo shqiptar”, shkruan Çuçi një postimi në rrjetin social Facebook.
L.V
Add new comment