39 deputetë i kërkojnë Kuvendit shkarkimin e Elvis Çefës nga KLD

39 deputetë i kërkojnë Kuvendit shkarkimin e Elvis Çefës. Është një iniciativë e deputetëve të mazhorancës që kërkon shkarkimin e numrit dy të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Mësohet se një grup prej 39 deputetësh kanë paraqitur pranë Kryetarit të Kuvendit, kërkesën për shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj. Kryetari Meta ka vënë në dijeni Kuvendin, Çefën e Lelçajn për kërkesën e dërguar në Komisionin e Ligjeve.
L.V
Add new comment