Pas stërvitjes me britanikët, Italia propozon bashkëpunim në operacione të përbashkëta ndërkombëtare

Postuar në 19 Shtator, 2014 14:08

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, priti të premten pasdite ministren e Mbrojtjes të Republikës së Italisë, Roberta Pinotti, e cila ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare një ditore. Ministrja Kodheli theksoi në fjalën e saj se Italia, gjatë gjithë kohës si një aleat strategjik i Shqipërisë ka mbështetur pa rezerva proceset integruese të vendit tonë. Sipas ministres Kodheli, gjatë takimit u diskutua për misionin tonë të përbashkët në Afganistan, për Planin e Veprimit për Gatishmërinë e NATO-s, gjithashtu diskutuam edhe për një stërvitje të përbashkët të disa aleatëve brenda Aleancës së NATO, “Trident Jucture 2015”. Ndërsa ministrja e Mbrojtjes së Italisë Pinotti bëri të ditur se i kishte propozuar Kodhelit ndërveprim në operacione të përbashkëta ndërkombëtare apo dhe formim të përbashkët të ushtarakëve pranë akademive ushtarake. Pinotti tha se “Shqipëria ndjek me vëmendje çështjet e sigurisë në botë dhe merr pjesë fuqishëm në këto veprime dhe operacione ndërkombëtare duke iu përgjigjur edhe nevojave apo kërkesave në planin ndërkombëtar. Ministria Pinotti vlerësoi rolin stabilizues që Shqipëria luan në rajon dhe përpjekjet e saj për të ndërtuar ura komunikimi e bashkëpunimi me vendet e rajonit.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.