Arkiv-Lajme

Në Galerinë Kombëtare të Arteve vjen ekspozita “Simon Shiroka- Retrospektivë”

Postuar në 19 Shtator, 2014 07:05

Në  Galerinë Kombëtare të Arteve u zhvillua konferenca për shtyp mbi ekspozitën “Simon Shiroka- Retrospektivë”. Ekspozita e kuruar nga Z. Erzen Shkololli vjen në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor dhe artistik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës; Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, së Kosovës, Galerisë  Kombëtare të Arteve, Tiranë dhe Galerisë Kombëtare të Kosovës në Prishtinë. Ekspozita është realizuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës në bashkëpunim me familjen Shiroka së cilës i përket ky koleksion privat.

Rama nga Kavaja: Do transformojmë infrastrukturën rrugore, nga modeli Kandahar në standarde evropiane

Postuar në 19 Shtator, 2014 06:59

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar rrugën hyrëse në qytetin e Kavajes, duke e ilustruar me një foto gjatë inspektimit të këtij segmenti rrugor. Kryeministri Edi Rama ka pohuar se “Rruga hyrëse në jug të Kavajës, 2.5 km, deri në mars transformim rrënjësor nga modeli Kandahar në standarde europiane”. Po ashtu, Rama shprehet se janë një numër i madh projektesh që do të ndryshojnë infrastrukturën e vendit.

 

L.V

Cani: Në dogana ka arritje por ka ende për t'u bërë. Spiropali: Ftoj të rinjtë të jenë pjesë e doganave

Postuar në 19 Shtator, 2014 06:43

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka theksuar sërish se në dogana është bërë një punë e madhe. Megjithatë ka ende për të bërë, shtoi ai. Gjatë ceremonisë për certifikimin e studentëve që kanë bërë një stazh profesional për doganat, ministri tha se ka ende hapësira për ta përmirësuar imazhin. “Imazhi ndryshohet, por jo mbi bazën e fjalëve, por imazhi ndryshohet me fakte, shifra e realitete. Është bërë shumë, por ka ende shumë për të bërë në këtë drejtim. Ne duhet të zbatojmë ligjin, në dogana, në tatime apo kudo. Ju Duhet të lini gjurmë në dogana, jepeni mendimin tuaj hapur.

Në Bazilikën e Shën Mërisë, Papa Francesku lutet për vizitën në Shqipëri

Postuar në 19 Shtator, 2014 06:14

Papa Francesku lutet për vizitën në Shqipëri. Ai i ka kërkuar Marisë mbrojtjen e saj amtare me rastin e shtegtimit të tij apostolik në Tiranë. Ati i Shenjtë, ka bërë një vizitë private në Bazilikën e Shën Mërisë ku u prit nga kryeprifti i Bazilikës, kardinali Santos Abril y Castellò. Papa Françesku është shprehur vetëm dy ditë më parë në Vatikan për vizitën në Shqipëri.  “Të dielën me ndihmën e Zotit do të shkoj në Shqipëri.

Nisin sulmet e para të aviacionit francez kundër ISIS-it në Irak

Postuar në 19 Shtator, 2014 06:05

AFP bën të ditur se Franca shpalli të premten në mëngjes fillimin e sulmeve ajrore në verilindje të Irakut, duke shkatërruar një depo logjistike të xhihadistëve të Shtetit Islamik (ISIS), sipas një komunikate të presidencës. “Këtë mëngjes në orën 9:40 me orë lokale (7:45 GMT), avionët tanë ‘Rafale’ zhvilluan sulmin e parë ajror kundër një depoje logjistike të terroristëve të organizatës ISIS në verilindje të Irakut. Objektivi u arrit dhe u shkatërrua krejtësisht”, sipas tekstit të komunikatës. “Operacione të tjera vazhdojnë në ditët në vijim”, theksohet në këtë tekst.

Presidenca: Guvernatori i ri, aplikimet deri më 5 tetor

Postuar në 19 Shtator, 2014 05:46

Aplikimet për postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë do të jenë të hapura deri më datën 5 tetor. Kjo bëhet e ditur nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë. Me anë të një deklarate drejtuar mediave, Presidenca ka ftuar të gjithë të interesuarit të aplikojnë për numrin Një të BSH-së, ndërsa ka theksuar se do të ruhet mirëbesimi ndaj çdo kandidati, duke iu mbështetur ligjit. "Institucioni i Presidentit të Republikës, garanton se aplikimet për postin e Guvernatorit do të mbeten konfidencial.

Zgjedhja e Guvernatorit, Nishani-Arvizu takim kokë më kokë për 60 minuta

Postuar në 19 Shtator, 2014 04:54

Presidentit Nishani priti mesditën e së premtes në selinë e Presidencës ambasadorin amerika Aleksandër Arvizu me të cilin ka pasur një takim i cili ka zgjatur rreth 60 minuta. Tema e takimit ka qenë zgjedhja e Guvernatorit të ri, kompetencë kjo e kreut të Shtetit. Fill pas miratimit të vendimin nga Parlament, për shkarkimin e Ardian Fullanit nga posti i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, pas skandalit të vjedhjes nga Thesari i Shtetit të 713 milion lekëve, erdhi dhe ky takim.

Katedralja në Shkodër/ Përurohet shtatorja që i kushtohet martirizimit të popullit shqiptar

Postuar në 19 Shtator, 2014 04:40

Në oborrin e Katedrales së Shkodrës, “Shën Shtjefni”, ka zënë vend shtatorja që i kushtohet martirizimit të popullit shqiptar. Krahas drejtuesve të kishës katolike Shkodër, autoriteteve vendore etj, e pranishme në ceremoninë e përurimit ishte edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.  “Unë vij nga Tirana, ku kemi inauguruar një çast tjetër të rëndësishëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në atë bulevard që mban emra dëshmorësh dhe dëshmorët nuk janë vetëm ata që kanë rënë me armë në dorë, por janë dëshmorë edhe ata që janë rënë para armëve”, tha Kumbaro.

4 ministra e qeverisë Rama dorëzojnë mandatin e deputetit

Postuar në 19 Shtator, 2014 04:28

Nuk do të jenë më deputetë pasi kanë dorëzuar mandatet. 4 ministra të kabinetit Rama kanë respektuar vendimin që anëtarit e kabinetit të mos jenë edhe deputetë. Mësohet se Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i Financave, Shkëlqim Cani, i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri kanë dorëzuar sot në Kuvend kërkesat e tyre për të lënë mandatet.  Ndarja e funksioneve të ministrit dhe të deputetit ishte një premtim elektoral i socialistëve, që nisi të aplikohej në muajin dhjetor. Për të mos humbur shumicën në Kuvend, mandatet u dorëzuan në grupe.

Kultura/ Baxhaku prezanton “Ringjallja pas errësirës”, Erand Sojlit “Radio Iliria, ose shtatë lëkurat e kavjes”

Postuar në 19 Shtator, 2014 04:21

Në kuadrin e aktiviteteve kulturore e informative që i paraprijnë vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, në Muzeun Historik Kombëtar u shfaq premiera e dokumentarit “Rringjalja pas errësirës” me skenarin e realizuar nga gazetari Fatos Baxhaku. Autori paraqiste vuajtjet e klerit katolik dhe besimtarëve gjatë regjimit komunist. Gjithashtu, dokumentari trajtonte gjithë periudhën nga viti 1944 deri në vitin 1993, kur ringjallja filloi me vizitën e Papa Gjon Palit. Baxhaku pohon se dokumentari shpreh qartë vuajtjet që kemi pasur në të kaluarën.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme