Katedralja në Shkodër/ Përurohet shtatorja që i kushtohet martirizimit të popullit shqiptar

Në oborrin e Katedrales së Shkodrës, “Shën Shtjefni”, ka zënë vend shtatorja që i kushtohet martirizimit të popullit shqiptar. Krahas drejtuesve të kishës katolike Shkodër, autoriteteve vendore etj, e pranishme në ceremoninë e përurimit ishte edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. “Unë vij nga Tirana, ku kemi inauguruar një çast tjetër të rëndësishëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në atë bulevard që mban emra dëshmorësh dhe dëshmorët nuk janë vetëm ata që kanë rënë me armë në dorë, por janë dëshmorë edhe ata që janë rënë para armëve”, tha Kumbaro. Duke falënderuar autorin e kësaj vepre Agim Rada, drejtuesi i kishës katolike të Shkodrës, Arqipezhgvi Metropolitan i Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra, njëkohësisht edhe kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, u shpreh se me praninë e kësaj shtatoreje në mjediset e katedrales së Shkodrës, brezat e ardhshëm do të kenë mundësinë të njihen edhe më tepër me vuajtjet që ka kaluar kleri katolik gjatë periudhës së mëparshme, por që siç e shpreh edhe vetë vepra, e cila është e vendosur me sytë e drejtuar nga qielli, tregon më së miri pamposhtmërinë e këtyre martirëve përballë atij regjimi.
L.V
Add new comment