Presidenca: Guvernatori i ri, aplikimet deri më 5 tetor

Aplikimet për postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë do të jenë të hapura deri më datën 5 tetor. Kjo bëhet e ditur nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë. Me anë të një deklarate drejtuar mediave, Presidenca ka ftuar të gjithë të interesuarit të aplikojnë për numrin Një të BSH-së, ndërsa ka theksuar se do të ruhet mirëbesimi ndaj çdo kandidati, duke iu mbështetur ligjit. "Institucioni i Presidentit të Republikës, garanton se aplikimet për postin e Guvernatorit do të mbeten konfidencial. Të gjitha aplikimet mund të dërgohen në adresën: aplikme@president.al Aplikimet për shprehjen e interesit për detyrën e Guvernatorit, do të vijojnë deri në datën 5 tetor 2014.” - kështu ka deklaruar Drejtori i Kabinetit të Presidentit, Florjan Nuri.
L.V
Add new comment