Në Galerinë Kombëtare të Arteve vjen ekspozita “Simon Shiroka- Retrospektivë”

Postuar në 19 Shtator, 2014 07:05

Në  Galerinë Kombëtare të Arteve u zhvillua konferenca për shtyp mbi ekspozitën “Simon Shiroka- Retrospektivë”. Ekspozita e kuruar nga Z. Erzen Shkololli vjen në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor dhe artistik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës; Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, së Kosovës, Galerisë  Kombëtare të Arteve, Tiranë dhe Galerisë Kombëtare të Kosovës në Prishtinë. Ekspozita është realizuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës në bashkëpunim me familjen Shiroka së cilës i përket ky koleksion privat. Në konferencën për shtyp morën pjesë Drejtori i GKA Z. Artan Shabani, kuratori i ekspozitës dhe drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës Z. Erzen Shkololli, kritiku i artit dhe studiuesi i Shirokës, Z. Shkëlzen Maliqi dhe e bija e artistit Znj. Justina Shiroka Pula.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.