4 ministra e qeverisë Rama dorëzojnë mandatin e deputetit

Nuk do të jenë më deputetë pasi kanë dorëzuar mandatet. 4 ministra të kabinetit Rama kanë respektuar vendimin që anëtarit e kabinetit të mos jenë edhe deputetë. Mësohet se Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i Financave, Shkëlqim Cani, i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri kanë dorëzuar sot në Kuvend kërkesat e tyre për të lënë mandatet. Ndarja e funksioneve të ministrit dhe të deputetit ishte një premtim elektoral i socialistëve, që nisi të aplikohej në muajin dhjetor. Për të mos humbur shumicën në Kuvend, mandatet u dorëzuan në grupe. Shtatë të parët që dorëzuan mandatet ishin Ilirjan Celibashi, Eglantina Gjermeni, Klajda Gjosha, Edmond Haxhinasto, Nasip Naço, Erjon Veliaj dhe Milena Harito. Pas zëvendësimit të tyre, radha i takoi Mimi Kodhelit, Lindita Nikollës, Arben Ahmetaj, Ilir Beqajs dhe Saimir Tahiri. Ndërsa ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe ai për Cështjet Vendore, Bledi Çuçi, nuk kanë një mandat parlamentar.
L.V
Comments
Po Saimit Tahiri dy mandate
<p>Po Saimit Tahiri dy mandate paska patur?</p>
Add new comment