Zgjedhja e Guvernatorit, Nishani-Arvizu takim kokë më kokë për 60 minuta

Presidentit Nishani priti mesditën e së premtes në selinë e Presidencës ambasadorin amerika Aleksandër Arvizu me të cilin ka pasur një takim i cili ka zgjatur rreth 60 minuta. Tema e takimit ka qenë zgjedhja e Guvernatorit të ri, kompetencë kjo e kreut të Shtetit. Fill pas miratimit të vendimin nga Parlament, për shkarkimin e Ardian Fullanit nga posti i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, pas skandalit të vjedhjes nga Thesari i Shtetit të 713 milion lekëve, erdhi dhe ky takim. Ndërkohë, në deklaratat e tij të mëparshme, Ambasadori Arvizu ka shprehur qëndrimin e tij sa i takon zgjedhjes së Guvernatorit, duke theksuar se ai duhet të jetë jashtë skenës së politikës.
L.V
Add new comment