Kultura/ Baxhaku prezanton “Ringjallja pas errësirës”, Erand Sojlit “Radio Iliria, ose shtatë lëkurat e kavjes”

Postuar në 19 Shtator, 2014 04:21

Në kuadrin e aktiviteteve kulturore e informative që i paraprijnë vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, në Muzeun Historik Kombëtar u shfaq premiera e dokumentarit “Rringjalja pas errësirës” me skenarin e realizuar nga gazetari Fatos Baxhaku. Autori paraqiste vuajtjet e klerit katolik dhe besimtarëve gjatë regjimit komunist. Gjithashtu, dokumentari trajtonte gjithë periudhën nga viti 1944 deri në vitin 1993, kur ringjallja filloi me vizitën e Papa Gjon Palit. Baxhaku pohon se dokumentari shpreh qartë vuajtjet që kemi pasur në të kaluarën. Qëllimi i dokumentarit është njohja e publikut me historinë e së shkuarës, pjesë e së cilës ishin edhe vuajtjet e besimeve fetare gjatë regjimit komunist.

 

Në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” u shfaq premiera e pjesës “Radio Iliria … ose shtatë lëkurat e kavjes”. Në regjinë e Erand Sojlit, as/regjisore Flonja Kodheli, muzikën e Elina Dunit, skenografinë e Arian Risvanit, kostumet e Eri Dakës, si dhe Design Grafik të Ada Seferit, aktorët  Arben Bajraktaraj, Mërkur Bozgo dhe Erjeta Cufaj intepretuan pjesën, e cila është përkufizuar si “një histori e kaluar, për të sotmen që jetohet, e një udhëtim brenda qënies njerëzore dhe memories kolektive”. “Radio Iliria” gjihashtu paraqiti edhe një punë hulumtuese dhe kërkimore, e cila vjen pas një kërkimi të gjatë në historitë njerëzore, metodologjinë skenike, gjuhën e shprehjes dhe hapësirën skenike.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.