Cani: Në dogana ka arritje por ka ende për t'u bërë. Spiropali: Ftoj të rinjtë të jenë pjesë e doganave

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka theksuar sërish se në dogana është bërë një punë e madhe. Megjithatë ka ende për të bërë, shtoi ai. Gjatë ceremonisë për certifikimin e studentëve që kanë bërë një stazh profesional për doganat, ministri tha se ka ende hapësira për ta përmirësuar imazhin. “Imazhi ndryshohet, por jo mbi bazën e fjalëve, por imazhi ndryshohet me fakte, shifra e realitete. Është bërë shumë, por ka ende shumë për të bërë në këtë drejtim. Ne duhet të zbatojmë ligjin, në dogana, në tatime apo kudo. Ju Duhet të lini gjurmë në dogana, jepeni mendimin tuaj hapur. Kjo është mënyrë që ne të reflektojmë. Jeni të mirëpritur për të konkurruar për tu punësuar, duke zbatuar ligjin”, tha ministri Cani. Ndërkohë drejtoresha e doganave, Elisa Spiropali tha se prioritet është krijimi i një administrate evropiane. Spiropali iu ka bërë thirrje studentëve që të jenë pjesë e doganave.
L.V
Add new comment