Në Bazilikën e Shën Mërisë, Papa Francesku lutet për vizitën në Shqipëri

Postuar në 19 Shtator, 2014 06:14

Papa Francesku lutet për vizitën në Shqipëri. Ai i ka kërkuar Marisë mbrojtjen e saj amtare me rastin e shtegtimit të tij apostolik në Tiranë. Ati i Shenjtë, ka bërë një vizitë private në Bazilikën e Shën Mërisë ku u prit nga kryeprifti i Bazilikës, kardinali Santos Abril y Castellò. Papa Françesku është shprehur vetëm dy ditë më parë në Vatikan për vizitën në Shqipëri.  “Të dielën me ndihmën e Zotit do të shkoj në Shqipëri. Kam vendosur ta vizitoj këtë vend, sepse ka vuajtur shumë për shkak të një regjimi të tmerrshëm ateist dhe tani po përjetojnë një bashkëjetesë paqësore midis besimeve të ndryshme fetare. Përshëndes popullin shqiptar dhe e falënderoj për përgatitjet e vizitës sime. Lutja e Papës përfundoi me këngën “Të falem Mbretëreshë”. 

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.