Nisin sulmet e para të aviacionit francez kundër ISIS-it në Irak

AFP bën të ditur se Franca shpalli të premten në mëngjes fillimin e sulmeve ajrore në verilindje të Irakut, duke shkatërruar një depo logjistike të xhihadistëve të Shtetit Islamik (ISIS), sipas një komunikate të presidencës. “Këtë mëngjes në orën 9:40 me orë lokale (7:45 GMT), avionët tanë ‘Rafale’ zhvilluan sulmin e parë ajror kundër një depoje logjistike të terroristëve të organizatës ISIS në verilindje të Irakut. Objektivi u arrit dhe u shkatërrua krejtësisht”, sipas tekstit të komunikatës. “Operacione të tjera vazhdojnë në ditët në vijim”, theksohet në këtë tekst. Presidenti François Hollande kishte njoftuar dje gjat një konference për shtyp se ka autorizuar sulmet ajrore, duke theksuar se nuk do të ketë trupa në terren dhe se Franca nuk do të sulmojë Sirinë.
L.V
Add new comment