Rusia përgatitet për shkëputje nga rrjeti global online në rast emergjencash. Që janë, ose një sulm ushtarak, ose protesat masive, ose izolimi nga SHBA

Ekipi drejtues në Rusi, me në krye Vladimir Putin, po mendon marrjen e masave të tjera, që do të shërbenin si përgjigje parandaluese në atë që emërtohen situata emergjente. Një nga këto është edhe ngritja e një ekipi të posaçëm që do të realizonte dhe administronte shkëputjen e Rusisë nga rrjeti botëror i internetit. Paralelisht me këtë synohet që të frocohet edhe rrjeti internautik rus, i krijuar për përdorim të “brendshëm” dhe i ndarë World Wide Web. Me interes është se vlerësimi për situatat emergjente përfshin edhe aktivitetet ushtarake ndaj Rusisë, por edhe ndonjë protestë masive brenda vendit. Shembulli për këtë është Egjipti i vitit 2011. Gjithsesi qëllimi i këryre masave është që të mbrohet Rusia, pra e drejta e saj dhe përdorimi i internetit në hapësirën e saj nga një izolim i imponuar nga SHBA nëse kjo e fundit do ta shihte të nevojshme që ta nxirrte Rusinë nga sistemi i adresave në sistem. (IP)
http://en.ria.ru/world/20140919/193089141/Russia-to-be-Cut-off-from-Glob...
s.z
Add new comment