A është i vlefshëm roli i Berishës për të ardhmen e PD-së? Afrim Krasniqi mendon që “jo”, por biografia e Bashës thotë zyrtarisht të kundërtën

Cila është e ardhmja e PD-së, ose më saktë, a do të lërë vulën e tij Lulzim Basha, në partinë e dytë më të madhe në vend? Pra a do ta kapërcejë Basha hijen dhe autoritetin e Sali Berishës? I pyetur nga “ResPublica”, ish-kryetari i FRPD-së, dhe ish-deputet i saj në vitet 1996-1997 Afrim Krasniqi, ka një përgjigje jo-optimiste. “Ai nuk e ka shpallur këtë synim. Fatkeqësisht. Vetë PD ka nevojë për fillim të ri në çdo aspekt, trashëgimia dhe modeli i ish-kryetarit i përket arkivit historik, ndaj në asnjë rrethanë nuk është model dhe as alternativë për të ardhmen”, thotë Krasniqi. Kundrejt këtij mendimi, që e sheh problematike ndikimin dhe trashëgiminë e Sali Berishës, dhe që miratohet nga mjaft njerëz, vjen “në kundravajtje” vetë biografia zyrtare e Bashës, afishuar në faqen e PD-së në internet. “Si Kryetar i Partisë Demokratike, Basha është angazhuar për një fillim të ri të fuqishëm, për t’u dhënë shqiptarëve jo vetëm një opozitë të fortë, krijuese dhe të vendosur, në mbrojtje të interesave të tyre, por për t’i dhënë vendit alternativën e shpresës dhe forcën ta mbyllë trazicionin, pas përballjes me qeverinë e veseve të vjetra Rama-Meta. Në këtë rrugëtim të ri, Basha do mbështetet fort tek vizioni, kurajo dhe qëndresa historike e themeluesve, tek energjia e pamatë e anëtarëve dhe militantëve ndër vite, dhe tek pasuria e paçmueshme e vlerave të lidershipit historik të Sali Berishës”.
Më shumë: http://respublica.al/permbajtje/2014/09/19/intervista-afrim-...
s.z
Add new comment