Arkiv-Lajme

A do të ketë tifozë shqiptarë në ndeshjen Serbi-Shqipëri? “Panorama Sport” shkruan se një përfaqësi i ka kërkuar FSHF-së të sigurojë bileta

Postuar në 21 Shtator, 2014 15:26

Më 14 tetor zhvillohet që në Beograd të zhvillohet ndeshja Serbi-Shqipëri, që bën pjesë në kuadër të Grupit I të kualifikimeve për Euro 2016 ku zënë vend edhe Portugalia, Danimarka e Armenia. Siç është e kuptueshme ndeshja kalon caqet e një përballjeje futbollistike sidomos nëse tifozët respektivë do të jenë në fushën kundërshtare. “Panorama Sport” shkruan sot se tifozët e kombëtare shqiptare kanë kërkuar gjithsesi nga Federata Shqiptare e Futbollit që të mundësojë pjesëmarrjen e tyre në ndeshjen e Beogradit.

Kosovarja Egzonita Ala fiton "Miss Gjermania 2014"

Postuar në 21 Shtator, 2014 12:10

Egzonita Ala është shpallur Miss Gjermania 2014. Ajo është me origjinë kosovare dhe ka fituar garën e zhvilluar dje në Dortmund. Ala do të përfaqësojë Gjermaninë në "Miss Bota" që do të zhvillohet në Londër në dhjetor të këtij viti. Po kështu një tjetër shqiptare e Kosovës, Fjollza Avdiu ka fituar një çmim në këtë konkurs.  http://kultplus.com/?id=8&l=4714s.z 

16 vjet nga vrasja e Ahmet Krasniqit. Përfaqësues të LDK-së, bëjnë thirrje për zbardhjen e ngjarjes

Postuar në 21 Shtator, 2014 10:43

Sot mbushen 16 vjet nga data kur në Tiranë u ekzekutua Ahmet Krasniqi, ish-ministër i Mbrojtjes i asaj që njihej si Republika e Kosovës dhe që drejtohej nga Ibrahim Rugova. Me këtë rast, gazeta “Express” ka përcjellë dy reagime të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Hazirit dhe të Armend Zemajt.  Zemaj citohet të ketë akuzuar se eliminimin e Kransiqit e kanë bërë njerëz pas të cilëve qëndron UDB-ja. “Ata që vranë kolonelin ishin mjeranë, dorë e zgjatur e UDB-ës serbe.

Globalizimi i tregjeve duhet t’i përgjigjet globalizimit të solidaritetit

Postuar në 21 Shtator, 2014 09:50

Zoti President 

Zoti Kryeministër 

Të nderuar anëtarë të trupit Diplomatik 

Shkëlqesi, Zonja dhe Zotërinj 

Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu me ju, në tokën fisnike të Shqipërisë, tokën e heronjve të cilët kanë sakrifikuar jetën e tyre për pavarësinë e vendit, si dhe vendin e dëshmorëve, të cilët kanë dëshmuar fenë e tyre në kohët e vështira të persekutimit. Ju faleminderit që më dhatë mundësinë të vizitoj atdheun tuaj, të quajtur "vendi i shqiponjave" dhe ju falënderoj edhe për mikpritjen tuaj festive. 

Presidenti: “Marrëdhënie strategjike me Vatikanin. Kjo në emër të të gjithë kombit, jo vetëm të katolikëve”

Postuar në 21 Shtator, 2014 08:37

Ka qenë një moment i rëndësishëm në kuadër të zhvillimt të vizitës së Papa Françeskut sot në Tiranë, takimi në Presidencë. Me këtë rast ka mbajtur një fjalë edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i cili i është drejtuar Françeskut me apelativin Atë i Shenjtë. Ka nisur me harmoninë me besimeve, ka ecur me periudhën e persekutimit komunist për të dalë pas kësaj përmbedhjeje te një përshkrim historik. Nishani ka nënvizuar se krishtërimi është apostolik në Shqipëri, për të vazhduar me një stacion tjetër, si Formula e Pagëzimit dhe betejat e Skënderbeut.

Arben Malaj kandidon për në Këshillin Mbikëqyrës: “Një mundësi për t’i shërbyer vendit”

Postuar në 21 Shtator, 2014 08:12

Arben Malaj ka depozituar kërkesën për të kandiduar si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Lajmi bëhet i ditur nga “Gazeta Shqiptare”, e cila ka komunikuar me Malajn. “Është një mundësi për t’i shërbyer vendit tim. Në qoftë se më mbështesin, do t’i falënderoj me mirënjohje. Në qoftë se jo, do t’i mirëkuptoj”, ka thënë Arben Malaj.

http://www.balkanweb.com/politike/2775/arben-malaj-kandidon-per-keshilli...

s.z 

Mos harroni të luteni për mua!

Postuar në 21 Shtator, 2014 07:23

Janë fjalët e para të Papës Françesku në përshëndetjen drejtuar 50 gazetarëve(nga dhjetë vende të ndryshme e të të gjitha tipeve të medias), që e ndjekin sot në këtë shtegtim të shpejtë, ndërsa avioni fluturonte nga Roma në Tiranë. "Shqipëria është vend që vuajti shumë", nënvizoi Papa, "por më pas arriti të jetojë në paqe me larmitë e veta fetare. E kjo është shenjë e bukur për botën, dialogu, paqja e ekuilibri në favor të qeverisjes. Më vjen shumë mirë që njerëzit e dinë ç’bëjnë Papa e Kishat.

Ibrahim Rugova, presidenti katolik i Kosovës që nuk u deklarua por as e mohoi përkatësinë e tij fetare

Postuar në 21 Shtator, 2014 05:51

Ish presidenti Ibrahim Rugova nuk e deklaroi asnjëherë besimin e tij fetar, por këtë e tregonte orientimi i tij. Ai i çmonte figurat e katolicizmit dhe këtë nuk ngurronte ta bënte hapur. Ky orientim nuk është i rastësishëm. Gazeta “Express” i është referuar deklarimeve të djalit të xhaxhait të presidentit, anëtari i LDK-së, Naser Rugova. Ish presidenti Rugova, pak kohë para se të vdiste, vendosi gurthemelin e Katedrales e cila sot ndodhet në qendër të Prishtinës. Rugova kishte miqësi edhe me Papa Gjon Palin e II-të.

Shërbimi Sekret në pozitë të vështirë, pikëpyetje për aftësinë e agjentëve në mbrojtje të presidentit Obama

Postuar në 21 Shtator, 2014 05:40

“Zëri i Amerikës” thotë se Shërbimi Sekret është gjendur në pozitë të vështirë ndërkohë që ngrihen pikëpyetje për aftësinë e agjentëve të tij për të mbrojtur presidentin, pasi një person kapërceu gardhin rrethues të Shtëpisë së Bardhë dhe më pas u kap nga autoritetet. Presidenti Obama dhe vajzat e tij sapo ishin larguar nga Shtëpia e Bardhë me helikopter kur personi i paarmatosur u fut nga ana veriore e gardhit, vrapoi nëpër lëndinën e Shtëpisë së Bardhë dhe u fut në banesën presidenciale ku u kap nga agjentët.

Shkrimtari Kiço Blushi takim letrar me shqiptarët që banojnë në Francë

Postuar në 21 Shtator, 2014 05:34

Në sheshin Denfert Rocheraut Paris 13,  u zhvillua këtë javë, një takim me shkrimtarin e njohur shqiptar Kiço Blushi. Në një  kënd të sheshit historik,  simbol i mbrojtjes së  Francës, u mblodhën miqtë e shqiptarët me  banim në Francë, me dëshirën dhe respektin për tu takuar me shkrimtarin e skenaristin e librit dhe të filmit të tyre mitik të fëmijërisë , “Beni ecën vetë”, si dhe për tu njohur me disa nga botimet e tij të fundit botuar në Tiranë, romanet, “Gjuha e Gjakut” apo “Mos”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme