Shërbimi Sekret në pozitë të vështirë, pikëpyetje për aftësinë e agjentëve në mbrojtje të presidentit Obama

Postuar në 21 Shtator, 2014 05:40

“Zëri i Amerikës” thotë se Shërbimi Sekret është gjendur në pozitë të vështirë ndërkohë që ngrihen pikëpyetje për aftësinë e agjentëve të tij për të mbrojtur presidentin, pasi një person kapërceu gardhin rrethues të Shtëpisë së Bardhë dhe më pas u kap nga autoritetet. Presidenti Obama dhe vajzat e tij sapo ishin larguar nga Shtëpia e Bardhë me helikopter kur personi i paarmatosur u fut nga ana veriore e gardhit, vrapoi nëpër lëndinën e Shtëpisë së Bardhë dhe u fut në banesën presidenciale ku u kap nga agjentët. Në një shkrim të saj “Zëri i Amerikës”  i referohet ligjvënësit republikan Jason Chaffetz, kryetar i nënkomisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për sigurinë kombëtare, që e cilësoi thyerjen e parametrave të sigurisë “plotësisht të papranueshme”. Një zyrtar i Shërbimit Sekret tha se agjencia do të rishikonte reagimin e agjentëve gjatë incidentit.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.