16 vjet nga vrasja e Ahmet Krasniqit. Përfaqësues të LDK-së, bëjnë thirrje për zbardhjen e ngjarjes

Postuar në 21 Shtator, 2014 10:43

Sot mbushen 16 vjet nga data kur në Tiranë u ekzekutua Ahmet Krasniqi, ish-ministër i Mbrojtjes i asaj që njihej si Republika e Kosovës dhe që drejtohej nga Ibrahim Rugova. Me këtë rast, gazeta “Express” ka përcjellë dy reagime të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Hazirit dhe të Armend Zemajt.  Zemaj citohet të ketë akuzuar se eliminimin e Kransiqit e kanë bërë njerëz pas të cilëve qëndron UDB-ja. “Ata që vranë kolonelin ishin mjeranë, dorë e zgjatur e UDB-ës serbe. Ata e vranë që të pengojnë luften institucionale dhe lirinë e Kosovës”, shkruan Zemaj që bën me dije se në varrin e Krasniqit në Tiranë, janë zhvilluar ceremoni. Ndërkohë Haziri, ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes. “Sot janë bërë 16 vite nga vrasja tinëzare e kolonel Ahmet Krasniqit, ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, njeriut i cili qëndroi i pathyeshëm përballë armikut shekullor. Që nga ajo ditë e deri më sot, kjo vrasje makabre vazhdon të mbetet mister dhe kjo duhet të prekë thellë ndërgjegjen tonë. Duhet të angazhohemi që sa më parë të zbardhet kjo vrasje dhe vrasjet e tjera të pasluftës, në mënyrë që eshtrat e kolonel Krasniqit dhe të tjerëve të pushojnë të qetë”, thotë Haziri. Krasniqi u vra më 21 shtator 1998, një ngjarje që atë kohë krijoi shumë dyshime, por u mbulua shpejt, për shkak se ajo vinte menjëherë pas ngjarjeve të 14 shtatorit dhe vrasjes më 12 shtator të Azem Hajdarit.

http://www.gazetaexpress.com/lajme/lutfi-haziri-duhet-te-zbardhjet-vrasj...

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.