Presidenti: “Marrëdhënie strategjike me Vatikanin. Kjo në emër të të gjithë kombit, jo vetëm të katolikëve”

Postuar në 21 Shtator, 2014 08:37

Ka qenë një moment i rëndësishëm në kuadër të zhvillimt të vizitës së Papa Françeskut sot në Tiranë, takimi në Presidencë. Me këtë rast ka mbajtur një fjalë edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i cili i është drejtuar Françeskut me apelativin Atë i Shenjtë. Ka nisur me harmoninë me besimeve, ka ecur me periudhën e persekutimit komunist për të dalë pas kësaj përmbedhjeje te një përshkrim historik. Nishani ka nënvizuar se krishtërimi është apostolik në Shqipëri, për të vazhduar me një stacion tjetër, si Formula e Pagëzimit dhe betejat e Skënderbeut. Presidenti ka kaluar në heshtje periudhën osmane, që katalizoi këtë identiet multikonfenisonal të shqiptarëve, por ndoshta për të mos prekur një temë delikate, Nishani është hedhur sërish te komunizmi. Momenti i fundit është padyshim postdiktatura dhe integrimi europian. Këtu mendojmë se ka vend për të përcjellë konkluzionin e fjalës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë: “At i Shenjtë, Shqipëria në 24 vjet liri ka bërë progres të madh. Nga vendi më i izoluar në Evropë, sapo kemi marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, falë edhe mbështetjes Suaj të cilën dimë ta çmojmë. Nga një vend ateist, jemi vend i lirive fetare dhe konsolidimit të komuniteteve fetare në harmoni të plotë mes tyre. Pak vite më parë, jemi bërë anëtarë të NATO-s dhe kemi fituar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Integrimi evropian është kryefjala e politikës shqiptare, e qeverisë dhe opozitës, fakt ky që e ridëshmon vokacionin evropian të shqiptarëve. Në këtë kontekst, Shqipëria marrëdhëniet me Shtetin e Vatikanit në vijim të historisë, të së tashmes dhe të së ardhmes i ka strategjike, jo vetëm në emër të komunitetit katolik dhe Kishës Katolike Shqiptare, por të krejt kombit, ndaj i dëshirojmë ato intensive, në nivelin më të lartë dhe të përjetshme”.  I jep kuptim këtij përkufizimi, ndonëse në mënyrë të pavarur, edhe simbolika e dhuratës që kryeministri Edi Rama i bëri Françeskut.

http://president.al/?p=20913

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.