Mos harroni të luteni për mua!

Postuar në 21 Shtator, 2014 07:23

Janë fjalët e para të Papës Françesku në përshëndetjen drejtuar 50 gazetarëve(nga dhjetë vende të ndryshme e të të gjitha tipeve të medias), që e ndjekin sot në këtë shtegtim të shpejtë, ndërsa avioni fluturonte nga Roma në Tiranë. "Shqipëria është vend që vuajti shumë", nënvizoi Papa, "por më pas arriti të jetojë në paqe me larmitë e veta fetare. E kjo është shenjë e bukur për botën, dialogu, paqja e ekuilibri në favor të qeverisjes. Më vjen shumë mirë që njerëzit e dinë ç’bëjnë Papa e Kishat. Ju uroj- u tha gazetarëve – ditë të mirë pune e jo pushimi, do të jetë një punë mjaft e fortë, ditë e një mundimi të bukur. E, mos harroni të luteni për mua!"

Gazetarët, 50, nga vende të ndryshme, i uruan Papës udhëtim të mbarë, mes tyre, në këtë udhëtim të shkurtër dhe i kërkuan të merrej me ta disa minuta. Duke u paraqitur si përfaqësues të dhjetë vendeve të ndryshme të botës e të mediave të ndryshme: shtyp, agjenci, televizione, radio, fotografi e kështu me radhë. Ndërmjet tyre, 6 shqiptarë, 3 televizione të ndryshme, që ndjekin shtegtimin në nisje e në kthim. Do të jenë me ne, shumë të interesuar të njohin mbresat tuaja të shtegtimit. Atje ju preisn shumë e shumë të tjerë, që kanë shkuar drejtpërdrejt. E pastaj, natyrisht, gjithë shqiptarët, në festë. Atëhere po ju japim fjalën, nëse ju dëshironi të na thoni ndonjë gjë, ndonjë përshëndetje e pastaj edhe ne do t’ju përshëndesim për këtë shtegtim.

Papa u përgjigj:

“Mirëmëngjes e ditë të mbarë pune. Nuk do të jetë ditë pushimi, sepse tejet e ngarkuar. Ju falënderoj për ndihmën tuaj, që bën shumë mirë, sepse kështu njerëzit, bota, do ta dijë ç’bën Papa e ç’bëjnë Kishat, në këtë rast, ajo në Shqipëri, apo jo? E, ashtu siç thashë gjatë udhëtimit të kthimit nga Koreja, është vend, që vuajti shumë, shumë. Tepër vuajtje kaloi. E pastaj, së dyti, është vend, që ia doli mbanë të gjente paqe megjithë larmitë fetare e kjo është një ëndërr e bukur për botën: dialogu, paqja, ky ekuilibër, që është në favor të qeverisjes. Ju uroj ditë të bukur, ditë të ngarkuar me punë, e lutuni për mua. Faleminderit.

Gazetarët: – Ju falënderojmë, Atë i Shenjtë. Vërtet do t’ju shoqërojmë e do ta bëjmë, si gjithnjë, me shumë gëzim, shërbimin tonë për t’ju shoqëruar e për ta përhapur mesazhin tuaj nëpër botë. Ditë të mirë edhe ju!

Papa Françesku do ta pёrfundojë udhёtimin e tij nё Shqipёri me takimin nё Qendrёn Betania, ndёrtuar nё Bubq. E presin jo vetёm fёmijёt e ndihmuar nё kёtё fshat, por edhe pёrfaqёsuesit e qendrave tё tjera bamirёse nё Shqipёri. Famullia, ku pёrfshihet kjo qendёr ёshtё ajo e Bilajt, kisha e sё cilёs ёshtё ndёr tё parat, ngritur menjёherё pas rёnies sё komunizmit. Prifti i parё qё ka shёrbyer nё tё, atё Ernesto Santucci, jezuit, ka ardhur kёto ditё nё Shqipёri pёr tё kremtuar sё bashku me Atin e Shenjtё Meshёn nё Tiranё. Edhe ai ndodhet pikёrisht nё qendrёn Betania. Ndёrkaq, famullia, qё prej gjashtё vjetёsh, i ёshtё besuar salvatorianit polak, atё Wojtek Porada .

"ATSH"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.