Kërkesa për shkarkimin e Cefas, Halimi: Rama kërkon të kontrollojë KLD

“Rama kërkon të kontrollojë KLD-në”. Kështu thotë deputeti i PD-së Eduard Halimi i cili ka komentuar në Facebook kërkesën e 39 deputetëve të majtë drejtuar Kuvendit për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së Elvis Cefa. Sipas Halimit kjo është një përpjekje e Ramës për të vënë në kontroll KLD-në. “Ky ishte qëllimi i vërtetë i mazhorancës Rama-Meta me paketën personale antikushtetuese dhe antieuropiane të drejtësisë që u miratua në korrik: kapja politike e KLD, vënia nën kontroll të Edi Ramës. Ajo që paralajmëruam ne dhe partnerët po ndodh. Qëllimi i Ramës është ta vërë nën kontroll dhe jo të reformojë. Ndërkombëtarët tani duhet të monitorojnë nga afër këtë situatë të rrezikshme për demokracinë e vendit”, shkruan Halimi.
L.V
Comments
KLD duhet ta kontrolloje

KLD duhet ta kontrolloje vetem Berisha dhe askush tjeter sipas ketij trangullit.

Zoti Halimi, qe qytetari t'u

Zoti Halimi,

qe qytetari t'u jap te drejte, behuni sa me te qarte.

Ju thoni qe Dyshja Rama-Meta kerkon te kontrolloje KLD-ne.

Ata qe u ulen ne karriket tuaja thoshin se KLD eshte kontrolluar nga Dyshja Berisha-Meta!

E shohim qarte se ka dicka te perbashket ne kete formulim kontrollimi: Meta eshte i pranishem. Edhe Dje edhe Sot.

Qe Neser te mos jete as si ka qene Dje, as si eshte Sot, duhet me pare qe ju te deklaroni me sinqeritet:

"Keta sot po e bejne sic e beme ne Dje!"

Pastaj dicka mund te ndryshoj ne kete mes, per te miren e shqiptareve.

Add new comment