Pajtohet Vllaznia me Tiranën. Takimi i paqes në Shkodër

Postuar në 18 Shtator, 2014 12:50

ATSH-ja njofton se Tirana dhe Vllaznia kanë lënë mënjanë hasmërinë dhe janë pajtuar. “Një takim dy palësh miqësor i realizuar sot në Shkodër midis drejtuesve më të lartë të klubeve të futbollit të Tiranës dhe Vllaznisë, tifozëritë e të cilave të enjten e kaluar u përfshinë në një sherr masiv, para, gjatë dhe pas ndeshjes, Vllaznia-Tirana, ka lënë mënjanë hasmërinë dhe urrejtjen që në një farë mënyre u shtri edhe në radhët e komunitetit të të dy klubeve përkatëse”,shkruan agjencia që flet edhe për pjesëmarrësit në takimin e pajtimit. “Në takimin e realizuar në zyrat e Klubit të Futbollit Vllaznia, në përbërje të delegacionit sportive bardheblu, bënin pjesë presidenti Refik Halili, shefi i klubit, Krenar Alimehmeti, antari i kryesisë Indrit Fortuzi, kapitenin aktual i bardhebluve, Ervin Bulku, etj. Ndërkohë që në krahun tjetër, nga pala pritëse shkodrane, spikasnin krahas drejtuesve kryesorë të klubit të futbollit Vllaznia,Isufi, Kalamishi, Grima, kanë qënë edhe veteranët e nderuar të futbollit shkodran, Rragami, Ndoja, Zmijani, Sinani, titullarët, kapiteni Beqiri, etj. I pranishëm ka qënë edhe Zv.presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri, i cili nga ana e tij përshëndeti nismën e marrë nga të dy klubet përkatëse”, vijon njoftimi, që sqaron edhe se palët kanë shprehur pakënaqësinë për atë që ka ndodhur.

http://www.ata.gov.al/vllaznia-dhe-tiran-ulin-armet-drejtues...

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.